Kronika 26 January 2026, 10:36 Nga VNA

Durrës/ Babai plagos me thikë vajzën në mes të rrugës, lëndohet edhe një kalimtar

Ndaje në Whatsapp
Durrës/ Babai plagos me thikë vajzën në mes të

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku një baba ka plagosur me thikë vajzën e tij në mes të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi Mikel Ndoj, 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, Xhesika Ndoj, 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

Gjatë ngjarjes ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit, shtetasi O. M., i cili ka ndërhyrë për të ndalur autorin në momentin e konfliktit.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa shërbimet policore vijojnë kërkimet për kapjen e autorit 56-vjeçar, i cili është larguar nga vendngjarja.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme