Kronika 17 March 2026, 10:53 Nga VNA

"Durim Bami, Marklen Haka, Aldo Avdyli" /Dosja “Revanshi”, kalojnë për gjykim 7 të pandehurit

Ndaje në Whatsapp
"Durim Bami, Marklen Haka, Aldo Avdyli" /Dosja “Revanshi”,

Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim shtatë nga të pandehurit e dosjes “Revanshi”.Në seancë themeli kaluan të pandehurit: Durim Bami, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Altin Morina, ish-oficer i RENEA-s, Marklen Haka, ish-drejtori i policisë së Lezhës Enerigert Mitri dhe Edson Jozwik.

Shtatë të pandehurit janë të arrestuar dhe për këtë arsye janë veçuar nga 20 të tjerët, që janë në kërkim.

Ata akuzohen për krime të rënda që nga trafiku i drogës, atentate dhe armëmbajtje pa leje. Në kuadër të dosjes “Revanshi” është shpallur në kërkim edhe ish-deputeti socialist Arben Ndoka.

Durim Bami akuzohet për “sigurim kushtesh për vrasje” ndaj Arben Ndokës, Tori Xheçukës dhe Erigert Mihasit. Ndërsa Marklen Haka për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “sigurim kushtesh për vrasje” ndaj Durim Bamit dhe po ashtu “sigurim kushte për vrasje” ndaj Tori Xheçukës dhe Erigert Mihasit. Dy ish-zyrtarët e policisë akuzohen për çështje të hashashit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme