Kronika 27 February 2026, 14:48 Nga VNA

Durim Bami kërkon trasferimin në Fushë Krujë: Në paraburgimet e tjera më rrezikohet jeta nga kundërshtarët

Ndaje në Whatsapp

Durim Bami kërkon trasferimin në Fushë Krujë: Në

Durim Bami i konsideruar si i forti i Niklës, i cili u deportua dje nga Dubai drejt Shqipërisë kërkon trasferimin në burgun e Fushë Krujës, pasi pretendon se në paraburgimet e tjera janë të izoluar kundërshtarët e tij.

“Durim Bami akuzohet nga Prokuroria e Posacme per Korrupsion dhe Krimin e Organizuar Tirane, per kryerjen e veprave penale te “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje” kryer ne forme te veçante te bashkepunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Ndërkohe, ne Gjykaten e Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka filluar dhe po gjykohet ceshtja penale në ngarkim të grupeve te strukturuara kriminale sic jane grupi “Martina”, “Avdylaj”, “Bajraj” etj., ku të pandehur janë rreth 16 persona, te cilët se bashku (sipas SPAK) kërkonin eliminimin fizik të shtetasit Durim Bami.

Ne kete proces i pandehuri Durim Bami eshte ne cilesine e viktimes se vepres penale.

Ne institucionin ku ai ndodhet aktualisht i akomoduar ne IEVP Rr. “J. Misja” Tirane (burgu 313) si dhe ne IEVP 302, Rruga “Mine Peza” Tirane, ne IEVP Peqin dhe IEVP Reç Shkoder etj., ndodhen persona, te cilet ne te kaluaren kane siguruar kushte per vrasjen e tij, fakt i njohur boterisht edhe nga media dhe i dokumentuar ne procedimin penal perkates.

Ne cilesine e mbrojtesit te shtetasit Durim Bami, aktualisht i paraburgosur ne IEVP 313 pas ekstradimit te tij, ju paraqes kete kerkese per transferimin e tij te menjehershem ne nje tjeter institucion paraburgimi”, shkruan avokati.

Sipas mbrojtësit ligjor “prania e tyre (kundërshtarëve) në të njejtin ambient krijon një rrezik real, serioz dhe aktual për jetën dhe integritetin fizik të tij.”.

“Administrata e burgjeve ka detyrim për të garantuar sigurinë e çdo personi te privuar nga liria. Mosmarrja e masave parandaluese në një situatë me rrezik të individualizuar dhe të njohur do të përbënte shkelje te detyrimeve ligjore dhe konvencionale për mbrojtjen e jetes”, thekson avokati. Ai rrëfen edhe takimin në paraburgim 313 në Tiranë me Durim Bamin.

“Rezulton se është në gjendje jo të mirë shëndetësore, po mbahet në kushte jo të mira, dhe është në stres të vazhdueshëm për shkak të pranisë në këtë institucion të disa të arrestuarve me akuzën e vrasjes mbetur në tentativë në grup të strukturuar kriminal ndaj tij.

Në këto kushte kërkojmë transferimin e menjëhershëm të shtetasit Durim Bami në një institucion tjeter, ku nuk ndodhen persona që paraqesin rrezik për jetën e tij, dhe aktualisht Institucioni me i përshtatshëm ku nuk ka persona në konflikt me shtetasin Durim Bami është IEVP Fushë Krujë, duke qene se është dhe afër vendbanimit të tij”, thekson avokati.

Kërkesa i është drejtuar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, SPAK dhe Ministrit të Drejtësisë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme