Kronika 6 November 2025, 07:38 Nga VNA

Dumani: “Raportoj në Kuvend edhe përpara të pandehurve ose atyre që mund të bëhen të tillë…

Ndaje në Whatsapp
Dumani: “Raportoj në Kuvend edhe përpara të pandehurve ose

 

Në intervistën e dhënë për TVSH, kreu i SPAK, Altin Dumani, foli për punën e përditshme të prokurorëve, sfidat dhe kërcënimet me të cilat përballen, por edhe për marrëdhëniet e institucionit me Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërsa komentonte raportimin e tij në Komisionet Parlamentare, Dumani dha një deklaratë që mund të nënkuptojë edhe zhvillime të reja në hetimet në vijim.
“Unë dëshmoj para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, pavarësisht cilësisë proceduriale që kanë, sepse edhe në momentin e raportimit aty kishte të pandehur që i ka marrë institucioni, apo me probabilitet që mund të merren nesër të pandehur”, tha ai.

Deklarata e Dumanit, që kaloi fillimisht pa shumë vëmendje, shihet si një sinjal për hetime të mundshme që përfshijnë edhe figura të politikës që sot mbajnë funksione në Kuvend.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme