Kronika 17 Mars 2026, 20:40 Nga VNA

Dubai, “parajsa” e krimit shqiptar: jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjeti i kokainës

Ndaje në Whatsapp
Dubai, “parajsa” e krimit shqiptar: jeta luksoze e Hajdar

Emisioni investigativ “Në Shënjestër” në News24 ka trajtuar rolin e Dubai si një nga vendet ku janë strehuar figura të krimit të organizuar ndërkombëtar, përfshirë edhe persona të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Në fokus të dokumentarit është vendosur Hajdar Çopja, 42 vjeç nga Elbasani, i shpallur në kërkim për përfshirje në një organizatë të fuqishme të trafikut të kokainës.

Çopja prej vitesh jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku shfaq në rrjetet sociale një stil jetese luksoz, me makina të shtrenjta, ora me vlerë të lartë dhe apartamente milionëshe. Hetimet tregojnë se ai ka përdorur edhe identitete të tjera, ndërsa aktivitetin kriminal e ka zhvilluar së bashku me vëllain e tij, Franc Çopja.

Franc Çopja u ekstradua nga Dubai drejt Belgjikës në vitin 2023 dhe në janar 2026 u dënua me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Brussels për porositjen e vrasjes së Ardit Spahiu në vitin 2020.

Dokumentari ndalet edhe te konflikti i përgjakshëm mes grupit të Çopjave dhe familjes Erion Alibej, një përplasje që sipas hetimeve ka nisur nga pazaret e drogës dhe është shoqëruar me atentate dhe hakmarrje në Shqipëri dhe në Evropë.

Në dëshminë e tij për autoritetet belge, Alibej ka deklaruar se vëllezërit Çopja kanë investuar miliona euro nga trafiku i kokainës në Dubai, përfshirë edhe blerjen e një apartamenti luksoz në zonën Palm Jumeirah me vlerë rreth 20 milionë euro.

Sipas ekspertëve të sigurisë, Dubai është kthyer në një qendër ku grupe të ndryshme kriminale ndërkombëtare krijojnë lidhje, shkëmbejnë informacion dhe zhvillojnë metoda më të sofistikuara për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Video

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka përshkallëzuar retorikën ndaj Kubës, duke thënë se pret të ketë “nderin” për ta “marrë Kubën”. Duke folur me gazetarët, Trump la të kuptohet se beson që Shtetet e Bashkuara “mund të bëjnë çfarë të duan” me Kubën. Këto deklarata vijnë në një kohë kur Uashingtoni dhe Havana kanë nisur bisedime me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve të tyre kryesisht të tensionuara, të cilat kanë arritur një nga momentet më të kontestuara në 67 vite, që nga rrëzimi i një aleati të ngushtë të ShBA-së nga Fidel Castro.

Pas 35 vitesh ja kush sfidon seriozisht Sali Berishën për postin e kryetarit të PD…

Ish numri dy i AKSHIT Hava Delibashi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë. Delibashi ndodhet aktualisht në arrest shtëpie pasi dyshohet si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Kryeministri Rama ka qenë sot në Vlorë, ku është takuar me deputetët e zonës dhe kryetaren e bashkisë. Pamjet e siguruara nga VNA flasin qartë për nota nervozizmi në bisedën mes tyre, në dalje të një lokali ku u zhvillua takimi.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme