Kronika 26 Shkurt 2026, 13:21 Nga VNA

“Dritat i ke të kryme”, “veç për Tomën”/ Zbardhen përgjimet e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

Ndaje në Whatsapp

“Dritat i ke të kryme”, “veç për

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet procesi ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i cili akuzohet për korrupsion zgjedhor.

Gjatë seancës u dëgjuan rrëfimet e dëshmitarëve të SPAK, përmes të cilëve Prokuroria e Posaçme synon të provojë akuzat ndaj kryebashkiakut.

Kristian Shkreli akuzohet se bleu vota në favor të PSD-së së Tom Doshit dhe për këtë arsye, para zgjedhjeve, u sulmua nga kryeministri Edi Rama, i cili e akuzoi se po luante me dy porta.

Dëshmia e Alfred Martinit

Martini: Ne kemi shkuar të gjithë si banorë të fshatit Stajkë, jemi ankuar te Kristian Shkreli, se nuk kishim energji elektrike. Jemi takuar te lokali i tij në Kryebushat. E morëm në telefon. Ishim 5 vetë dhe deshëm ta takonim, me xhaxhallarët dhe miqtë e tyre. Në atë takim, na premtoi për dritat dhe për rrugën. Ne shkuam te Shkreli, se ishte kryetar bashkie.

Për zgjedhjet e 11 majit nuk kam marrë asnjë orientim nga Kristian Shkreli.

Prokurori Dritan Preçi lexon në seancë një përgjim mes dëshmitarit dhe Shkrelit, të datës 18 prill 2025, ku Shkreli i thotë: "Dritat i ke të kryme" e më pas i thotë "veç për Tomën". "Mos e çaj kryet", i përgjigjet dëshmitari.

Martini: Kjo bisedë ishte për shenjë respekti. Me "Tom" në atë bisedë i jemi referuar Tom Doshit.

Prokurori Dritan Preçi: Në një bisedë tjetër të datës 6 maj 2025 mes dëshmitarit dhe një personi tjetër, rreth miqësor i tij, ku dëshmitari ka thënë: "Na ka thirrur Kristiani. Vjen nesër Toma, te Angelo në Stajkë, në 6 pasdite. Na ka thirrur të gjithëve si banorë. E mira është me qenë aty, se na duhet edhe për rrugë edhe për gjana. I thuaj dhe Jakut të vijë. Ata që kemi janë, është mirë me qenë aty nesër".

Martini: Ishim për një miting aty në Stajkë. Ishim për shenjë respekti.

Martini: Unë s’kam komunikuar, por ka komunikuar vëllai se janë ankuar për dritat. Edhe po ashtu axha im e disa persona të tjerë. Problemi është zgjidhur. Banorët janë ankuar te kryetari i bashkisë dhe më pas janë rregulluar dritat. Unë e kam përdorur telefonin e vëllait, kam folur me Kristianin. Unë i kam kërkuar me i shkuar dritat vëllait, se gjynah, kanë qenë dritat si qiri, më pas kanë ardhur dritat tamam.

Avokati: A ju ka kërkuar i pandehuri Kristian Shkreli të votoni për ndonjë subjekt politik?

Martini: Jo, s’më ka kërkuar asgjë, ne njëherë jemi ankuar, ia dimë për nder kryetarit të bashkisë.

Dëshmia e Kol Kolecit
Koleci: Kemi pasur 22 vite pa drita, jemi larë me kusia. Jemi ankuar te ky zotëria dhe na ka zgjidhur punë. Kristiani na ka sjellë korentin, na ka sjellë rrugën e makinës. Në atë takim mbaj mend më kanë thënë me shkuar në takim te Tom Doshi. Unë s’kam biseduar me kryetarin as me kërkënd në botë. U deshka me ardhur vetëm te ju, ne kemi besim shumë te SPAK. Kristiani është djalë punëtor. Unë kam votuar më 11 maj, nuk jam orientuar për të votuar nga asnjë person.

Dëshmia e Filip Bardhelit

Bardheli: Unë banoj në fshatin Stajkë. Kemi dijeni se na i kanë rregulluar dritat. Ka qenë para votimeve. Kanë qenë votimet e fundit. Ne kemi shkuar, i jemi ankuar kryebashkiakut për drita dhe për rrugë. Se 20 vjet shtyllat kanë qenë me dru. Kemi shkuar të gjithë personat që ishim në një lagje, ne i kemi kërkuar drita dhe rrugë. Ai premtim nuk na tha, por tha do përpiqem. Nuk më ka orientuar Kristiani me votuar askund.

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme