Kronika 25 April 2026, 11:16 Nga VNA

Drejtori i ri i Burgjeve ndërrohen drejtorët e IEVP dhe shefat e policisë në Fushë-Krujë dhe Durrës

Ndaje në Whatsapp

Drejtori i ri i Burgjeve ndërrohen drejtorët e IEVP dhe shefat e

Adriatik Kupi drejtori i sapoemëruar i burgjeve bën ndryshime në disa nga institucionet e vuajtjes së dënimit në vend.

"Në kuadër të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të menaxhimit në sistemin penitenciar, janë ndërmarrë ndryshime në drejtimin e disa Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Në IEVP Fushë-Krujë është riorganizuar zinxhiri komandues, duke u liruar nga detyra drejtori Apostol Luca. Në këtë detyrë është emëruar z. Ervis Dedej, me eksperiencë të gjatë në sistemin e burgjeve. Gjithashtu, Shef i Policisë është emëruar kryekomisar Fatjon Sadikaj, me mbi 20 vite përvojë në Policinë e Burgjeve", njofton DPB.

Ndërkohë, në IEVP Durrës është emëruar drejtor z. Serjan Mazrreku, me eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore, si dhe Shef i Policisë kryekomisar Florian Masha, me karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme