Kronika 12 December 2025, 10:16 Nga VNA

Dosja “Veliaj”/ Gjykata e Posaçme zhvillon seancën e radhës, kryebashkiaku në paraburgim sot paraqet mbrojtjen

Ndaje në Whatsapp

Dosja “Veliaj”/ Gjykata e Posaçme zhvillon seancën e

Në GJKKO do zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Veliaj”, ku të pandehur janë kryebashkiaku i Tiranës, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si edhe 28 persona dhe subjekteve të tjerë. Në këtë seancë pritet të vijojë paraqitja e mbrojtjes nga vetë Veliaj, nga bashkëshortja e tij, si dhe nga biznesmenët Gentjan Sula e Shkëlqim Fusha, së bashku me shoqëritë që ata përfaqësojnë.

Gjatë seancave të mëparshme, Veliaj ka deklaruar se nuk është njohur plotësisht me aktet e dosjes, pasi nuk i është vënë në dispozicion një kopje fizike, por vetëm një USB që pretendohet se nuk mund të përdoret në qeli për mungesë të një laptopi. Ai ka kërkuar gjithashtu të mos mbahet në “kafazin e xhamit” gjatë seancave, por pranë avokatit të tij, një kërkesë që GJKKO e ka rrëzuar.

Në seancën e 5 dhjetorit u përmbyllën paraqitjet e mbrojtjes nga ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, si edhe nga përfaqësuesit ligjorë të shoqërive “Byla” dhe “Eventus”.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në nëntë episode, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit. Ai vijon të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut me vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato të pabazuara në prova.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme