Kronika 12 November 2025, 14:42 Nga VNA

“Dosja Toyota Auris”/ Apeli i GJKKO kthen për rigjykim ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka

Ndaje në Whatsapp

“Dosja Toyota Auris”/ Apeli i GJKKO kthen për rigjykim

Gjykata e Posaçme e Apelit ktheu për rigjykim dosjen penale ndaj Aurel Zarkës, ish-drejtues i Prokurorisë së Vlorës, i akuzuar për korrupsion për dosjen Toyota Auris.

“Gjykata e Posaçme e Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në shkronjën “ç” të paragrafit të parë i nenit 428 dhe paragrafit të par të nenit 429 te K.Pr.Penale, vendosi: prishjen e vendimit nr.36 datë 20.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe kthimin e akteve në të njëjtën gjykatë me një tjetër kolegj”, thuhet në vendimin e trupës gjykuese.

Aurel Zarka është dënuar me me 4 vite burg për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen e njohur si “Toyota Yaris”.  Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij ishte reduktuar më pas në 2 vite e 8 muaj burg. Zarka u arrestua mbi bazën e bisedave në aplikacioni Sky ECC ku rezulton i përfshirë sipas SPAK në dosjen Toyota Auris ku u trafikuan 3.4 mln euro që u sekuestruan në Portin e Durrësit. Në kërkim për këtë ngjarje, është ish-oficerja Erjona Daupaj dhe biznesmeni Astrit Vladi, ndërsa u vetëdorëzua avokati Radovan Çela.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme