Kronika 10 November 2025, 13:09 Nga VNA

Dosja “Partizani”, GJKKO rrëzon kërkesat e Sali Berishës e Malltezit: Provat e SPAK të ligjshme

Ndaje në Whatsapp
Dosja “Partizani”, GJKKO rrëzon kërkesat e Sali

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesat e avokatëve që mbrojnë interesat e të pandehurve të dosjes “Partizani” për pavlefshmëri absolute të akteve hetimore të SPAK.

Bëhet fjalë për vendimet e marra gjatë hetimeve paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila është kallëzuar nga ish-kryeministri Sali Berisha se ka fshehur një rekord kriminal në Greqi. Sipas gjykatës kërkesat janë të pabazuara në ligj dhe prova.

“Të gjitha pretendimet për masat e sigurimit i janë nënshtruar kontrollit gjyqësor deri në Gjykatën Kushtetuese, rrëzohet kërkesa për pavlefshmëri absolute”, tha GJKKO. Ndërkohë sa i takon pretendimeve për ekspertë të palicensuar apo në konflikt interesi, gjykata konstaton se nuk përfshihen në rastet kur sjell pavlefshmëri.

Pas rrëzimit të kërkesave, prokurorja e posaçme Enkeleda Millonai lexoi kërkesën për gjykim për të pandehurit dhe akuzat respektive.

I pandehuri kryesor në proces është ish-kryeministri Sali Berisha, ndaj të cilit rëndon akuza e korrupsionit kryer në bashkëpunim, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi nën akuzë për korrupsion e pastrim parash si dhe disa bashkëpunëtorë të tyre.

Avokatët e të pandehurve, pasi u lexua kërkesa për gjykim e SPAK, kërkuan kohë dhe në seancën e radhës më 25 nëntor palët do të paraqesin parashtrimet e tyre për provat.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme