Kronika 22 April 2026, 11:21 Nga VNA

Dosja e SPAK zbulon lidhjen: Ergys Agasi dhe Visi i Pojës bashkëinvestitorë në projekt për kompleks vilash luksoze në Farkë

Ndaje në Whatsapp
Dosja e SPAK zbulon lidhjen: Ergys Agasi dhe Visi i Pojës

SPAK konfirmon lidhjen e Ergys Agasit me Elvis Doçin, i njohur si Visi i Pojës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar si kreu i një grupi kriminal që trafikonte kokainë.
Nga hetimet e prokurorisë që çuan në sekuestrimin e 40 milionë eurove pasuri të Agasit, Ermal Beqirit, të dy të dyshuar si krerë të grupit kriminal që vepronte brenda AKSHI-t dhe Mirlinda Karçanaj, ish-drejtoreshë e institucionit, rezulton se Agasi po planifikonte të ndërtonte një kompleks luksoz në periferi të Tiranës bashkë me Visin e Pojës si bashkëinvestitor.

Lidhur me një sipërfaqe toke në Farkë rezulton se: Pasuria me nr.73, ndodhur në zonën kadastrale 3091, e llojit Arë me sipërfaqe 10 300 m², ndodhur në Njësinë Administrative Farkë, Tiranë, vol.2 fq.128. Kjo pasuri e paluajtshme ka kaluar në pronësi me kontratën e shitjes nr. 11/10 rep/kol datë 08.02.2021 mbajtur para notere E. J midis shtetasve A. Lamja, H. Lamja, Q. Lamja etj si shitës, shtetasit A dhe N Alliu si dhënës pëlqimi dhe shtetasve Ergys dhe Megi Agasi si blerës, me çmim shitje 55.000 Euro ose 6 EUR m2, të cilat do të derdhen në llogarinë e posaçme ESCROE të noteres hapur.

Gjithashtu më vonë, më datë 02.03.2021 shtetasit A. Alliu dhe N. Alliu kanë shkëmbyer pjesën e tyre takuese në pasurinë e mësipërme me pasurinë 744/4 ZK 3091 në pronësi të shtetasit Ergys Agasi dhe M. Agasi me kontratën e shkëmbimit me nr. 18/16 rep/kol, mbajtur pranë noteres Enina Juniku. Më datë 06.03.2021 lidhet kontratë sipërmarrje (për marrjen për investim të një sip toke) midis shtetasit Ergys Agasi dhe M. Agasi si pronarë të truallit dhe subjektit “Eldemar Construction” me nipt L01714506V me ortak dhe administrator shtetasit Elvis Doçi, për të realizuar një bashkëinvestim në realizimin e një projekti ndërtimor “Kompleksi rezidencial Vila” me sip zhvillimore 10 300 m2, ku pala pronare e truallit do të përfitojë 50% të sipërfaqes së përgjithshme ndërtimore të objektit të parashikuar në projektin që do të miratohet”, thuhet në dosjen e SPAK.

Agasi është cilësuar më herët si eminenca gri e kryeministrit dhe lidhje e fortë e klanit Troplini në Durrës, që drejtohet nga Xhevdet Troplini, i njohur si Poja.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme