Kronika 15 May 2026, 13:50 Nga VNA

Dosja e SPAK: në videot me armë përmendet edhe nipi i Prekë Kodrës, i akuzuar për atentatin ndaj Ardian Çapjas

Ndaje në Whatsapp

Dosja e SPAK: në videot me armë përmendet edhe nipi i Prekë

Në dosjen e SPAK që hodhi dritë mbi atentatin e dështuar ndaj Aleksandër Prendit nga anëtarët e dyshuar të grupit kriminal Bajri, ajo që bie në sy janë videot e gjetura në celularët e sekuestruar në kuadër të hetimeve, ku Izmir Sakicaj, Samuel Troshani apo dhe persona të tjerë shfaqen duke qëlluar me armë.

Në një nga videot, shfaqet Samuel Troshani duke qëlluar me armë zjarri. Bashkë me të ndodhet edhe një person tjetër, i cili në dosjen e SPAK rezulton i paidentifikuar.

Sipas një burimi anonim, personi në fjalë quhet Mikel Kodra dhe është nipi i Prekë Kodrës, i akuzuar si autori i atentatit me snajper ndaj Ardian Çapjas, që dyshohet se u krye me urdhër të Suel Çelës.

Prekë Kodra akuzohet edhe për atentate të tjera të kryera me snajper.

Dosja e SPAK: në videot me armë përmendet edhe nipi i Prekë 

Dosja e SPAK: në videot me armë përmendet edhe nipi i Prekë

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme