Kronika 21 March 2026, 10:09 Nga VNA

Dosja e SPAK: Kastriot Ismailaj udhëtoi në Pragë si pjesë e delegacionit të Ilir Metës pa pasur asnjë post zyrtar

Ndaje në Whatsapp
Dosja e SPAK: Kastriot Ismailaj udhëtoi në Pragë si pjesë e

Zbardhen detaje nga dosja hetimore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe lidhja e tij klienteliste me biznesmenin Kastriot Ismailaj. Sipas materialeve hetimore, rezulton se Ismailaj ka udhëtuar drejt Pragës si pjesë e delegacionit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e cila në atë kohë drejtohej nga Meta, ndonëse ai nuk kishte asnjë funksion zyrtar.

Kjo konfirmohet sipas një shkrese të Ambasadës së Shqipërisë në Pragë drejtuar Ministrisë së Jashtme, ku jepen detaje për qëndrimin e Metës në kryeqytetin çek dhe për takimet që ai do të zhvillonte atje. Në dokument thuhet se në takimin që do të zhvillohej në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Çekisë do të merrnin pjesë ambasadori i asaj kohe Qazim Tepshi, Ilir Ciko, Majlind Lazimi dhe ndihmësi i tij Kastriot Ismailaj.

Në përgjigjen e dërguar SPAK, Kryeministria ka përcjellë informacion lidhur me këtë udhëtim.

“Shtetasi Kastriot Ismailaj nuk ka pasur asnjë lloj posti zyrtar publik në atë kohë, nuk ka qenë as këshilltar e as ndihmës i ndonjë ministri. Megjithatë, sipas informacionit të dërguar nga Ambasada Shqiptare në Pragë, ai është prezantuar pranë autoriteteve çeke si pjesë e delegacionit që do të shoqëronte të pandehurin Ilir Metaj gjatë vizitës së tij atje me cilësinë e ministrit”, theksohet në dosjen e SPAK.

Kastriot Ismailaj, pronar i kompanisë DIA, lidhi më vonë kontratë me kompaninë çeke CEZ për mbledhjen e borxheve. Ai u dënua më pas dhe qëndroi disa vite në burg.

Ditët e fundit GJKKO vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë.

Meta akuzohet për korrupsion në 3 raste, përfshirë dhe CEZ-DIA, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Për të njëjtat akuza do të gjykohet dhe ish-politikania Monika Kryemadhi.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme