Kronika 4 Mars 2026, 15:14 Nga VNA

Dosja e lirimit të Indrit Dokles e harruar në sirtarët e Apelit

Ndaje në Whatsapp

Dosja e lirimit të Indrit Dokles e harruar në sirtarët e Apelit

Në janar të 2020 lirimi me kusht nga burgu i Fushë Krujës i të dënuarit me burgim të përjetshëm Indrit Dokle, kreu i njërit prej fraksioneve të Bandës së Durrësit, bëri bujë të madhe.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha që firmosi lirimin e Dokles u arrestua më vonë dhe dënua me burgim nën dyshimet për korrupsion.

Vendimi që mban firmën e saj u ankimua në Apel nga Prokuroria, por prej janarit të gjashtë viteve më parë, dosja ëhstë harruar në sirtarët e shkallës së dytë të gjyqësorit.

E gjasat janë që radha për t’u gjykuar mund ti vijë ndoshta pas një ose dy vitesh të tjera.

Zhurma politike dhe mediatike u zbehën me kalimin e kohës dhe gjykata ndërkohë as ka bërë përpjekjen më të vogël për ta shqyrtuar çështjen.

Për një kohë të gjatë, dosja ishte në duart e gjyqtarit Fuat Vjerdha, i cili me arsyetimin se ka ngarkesë të madhe të dosjeve nuk caktoi një datë për të shqyrtuar çështjen. Pak javë më parë, dosja është rishortuar, pasi Vjerdha ka dalë në pension dhe materialet e tij janë shpërndarë tek gjyqtarët e tjerë. Shorti ka përcaktuar gjyqtarin e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Albert Meçe për gjykimin e rastit. Edhe ky i fundit nuk ka nxjerrë ende një datë, pasi po gjykon dosje të vitit 2017. Endrit Dokle, mik me biznesmenin Klodian Saliu, njihet si një prej kundërshtarëve më të fortë të Lulzim Berishës. Pas lirimit, ai u largua nga Shqipëria dhe u besua për disa kohë që ishte strehuar në Dubai. 2 vite më parë ai shpall në kërkim nga SPAK për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Arben Ndoka, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal;  “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Tori Xhecuka dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, etj.

Indrit Dokle akuzohet se në bashkëpunim me të pandehurin Durim Bami, ku i fundit në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal,  si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar gjatë muajit janar 2021 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Arben Ndoka. Ndërsa në bashkëpunim me Bamin dhe Marklen Hakën (alias Marklen Aliu), si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar gjatë muajit shkurt 2021, ai akuzohet se ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka) dhe Erigers Mihasi.

Video

Pentagoni ka publikuar pamjet filmike që tregojnë momentin kur një nëndetëse amerikane godet një anije luftarake iraniane në oqeanin Indian. Më herët gjatë ditës, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se SHBA-ja fundosi “një anije luftarake iraniane që mendonte se ishte e sigurt në ujërat ndërkombëtare”. Sipas informacioneve paraprake, rreth 180 persona ndodheshin në bord të anijes iraniane “Iris Dena” në momentin e sulmit. Deri tani, 32 persona janë shpëtuar, ndërsa autoritetet e Sri Lanka kanë konfirmuar për BBC-në se 80 trupa janë gjetur.

Sara Mile si eksperte e rrugëve: Aksi Librazhd-Përrenjas ishte me probleme gjeologjike…

Deputetja e PD Manjola Luku vë alarmin: mund të na sulmojë Irani, çfarë masash ka marrë Edi Rama?

Komanda Qëndrore e SHBA-së (CENTCOM) publikoi një video ku shfaqet shkatërrimi nga forcat amerikane i një objekti detar iranian në Gjirin e Omanit, duke deklaruar se flota e Teheranit në këtë rrugë ujore është reduktuar nga 11 anije në zero brenda dy ditësh.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme