Kronika 19 March 2026, 14:04 Nga VNA

Dosja e Arben Ahmetaj në duart e gjyqtarit të posaçëm Erjon Çela

Ndaje në Whatsapp
Dosja e Arben Ahmetaj në duart e gjyqtarit të posaçëm

Gjyqtari i Posaçëm Erjon Çela është caktuar nga shorti elektronik për të shqyrtuar në seancë paraprake dhe vendosur nëse do të kalojë ose jo për gjykim dosjen penale ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, partneres së tij, Erjola Hoxhës, ish-gruas Albina Mançka dhe 8 të pandehurve të tjerë.

Ahmetaj akuzohet nga SPAK për korrupsion në 5 raste, fshehje pasurie në 15 raste dhe pastrim parash në 10 raste.

Sipas SPAK ai ka përfituar rryfshet nga pronarët faktikë të inceneratorit të Tiranës, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, të cilët janë po ashtu të pandehur në të njëjtën dosje penale me ish-numrin 2 të qeverisë. Arben Ahmetaj ndodhet në Zvicër me statusin e azilantit politik.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme