Kronika 5 February 2026, 15:24 Nga VNA

Dosja e AKSHI-t/ Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie Mirlinda Karçanajn, nuk ndryshojnë masat edhe për të pandehurit e tjerë

Ndaje në Whatsapp

Dosja e AKSHI-t/ Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie Mirlinda

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurisë arrest në shtëpi për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësen e saj Hava Delibashi.

Në fuqi mbetën dhe masa e detyrimit për paraqitje apo ndalim për të dalë jashtë vendit për të dyshuarit e tjerë perfshirë dhe Erion Ismailin, ish-zv.drejtor i Policisë së Tiranës.

Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri vijojnë të jenë në kërkim. SPAK goditi një grup kriminal që rrëmbente biznesmenë që i kërcënonin të tërhiqeshin nga tenderat.

Komunikim për median:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues

monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 05.02.2026, disponoi për

çështjen penale nr. 4 akti, datë 27.01.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve M.K, H.D,

E.I, R.Rr, A.P, G.H: “

- Ankim kundër vendimit nr. 125, datë 15.12.2025, të Gjykatës së

Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Caktim

mase sigurimi personal. - Ankim kundër vendimit nr. 131, datë 18.12.2025, të Gjykatës së

Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt:

Verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës së sigurimit personale shtrënguese

për personat nën hetim M.K, H.D, E.I, R.Rr, A.P, G.H”, duke miratuar vendimin nr. 125, datë

15.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e

Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt znj. H.D, z. E.I., z. G.H, znj. M.K, z. A.P dhe z.

R.Rr dhe vendimin nr. 131, datë 18.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për

Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjithashtu, disponoi për ndalimin e publikimit apo

dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake, në zbatim të nenit 103

të Kodit të Procedurës Penale.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme