Kronika 12 September 2025, 16:52 Nga VNA

Domatet me pesticide, gjykata jep masa sigurie për eksportuesin dhe dy punonjës të AKU-së

Ndaje në Whatsapp
Domatet me pesticide, gjykata jep masa sigurie për eksportuesin dhe dy

Mariglen Qorri, 40 vjeç, eksportues perimesh dhe pronar i kompanisë “Era-Fruit”, së bashku me dy punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Griselda Doksani dhe Ronaldo Lika, të dy 25 vjeç, janë paraqitur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, për t’u njohur me masat e sigurimit personal.

Në ambientet jashtë gjykatës, ishin të pranishëm familjarë, fermerë dhe eksportues të tjerë, të cilët shprehën mbështetje për Qorrin.

Prokurorja e çështjes, Arjeta Plaku, pasi lexoi akuzat ndaj të arrestuarve, kërkoi cilësimin e ligjshëm të arrestimit dhe aplikimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për të tre personat.

Pas shqyrtimit të kërkesës dhe dëgjimit të mbrojtjes së avokatëve, gjyqtarja Ardiola Çela vendosi të cilësojë arrestimin si të ligjshëm. Ajo caktoi masën “arrest në burg” për Mariglen Qorrin, ndërsa për dy punonjësit e AKU-së vendosi “arrest shtëpie”.

Arrestimet u kryen të mërkurën, në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit.

Qorri, banues në Kuçovë, akuzohet për disa vepra penale: “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrim me produktet ushqimore”, si dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë, ai kishte eksportuar drejt Kroacisë 8 tonë domate me përmbajtje të lartë të substancës së ndaluar “Chlorefenapyr”, ngarkesë e cila u bllokua dhe u asgjësua nga autoritetet kroate. Për të shmangur përgjegjësinë, Qorri dyshohet se përdori fatura fiktive, duke simuluar blerje nga fermerë të tjerë.

Ndërkohë, punonjësit e AKU-së, Griselda Doksani dhe Ronaldo Lika, akuzohen për “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se gjatë kontrollit në subjekt kanë plotësuar dokumentacionin në mënyrë fiktive, duke lejuar kështu daljen e produktit të rrezikshëm jashtë vendit.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme