Kronika 1 December 2025, 21:18 Nga VNA

"Doli me kapuç dhe qëlloi gjashtë herë!"/ Klodiana Lala shpjegon ekzekutimin e biznesmenit dhe pistat e hetimit

Ndaje në Whatsapp
"Doli me kapuç dhe qëlloi gjashtë herë!"/

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, dha detaje nga ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan dhe pistat që po hetojnë autoritetet. 

"Ka patur shumë raportime për këtë ngjarje. Ditën e sotme është më e qartë, pas kqyrjes së kamerave. Një automjet tip Audi, i gjetur sot i djegur, në pronësi të një prej kompanive të viktimës, është përdorur nga autori i dyshuar. Personi ka pritur derisa Mond Mëhalla ka zbritur nga zyra e tij. Kur ka zbritur në afërsi të karburantit, që e kishte në pronësi, automjeti Audi i është afruar dhe një moment shfaqet një person që zbret nga vendi i shoferit, ka një kapuç në kokë dhe i afrohet te vendi i shoferit Mond Mëhallës, pasi sapo kishte hyrë në makinë. Ai ka tentuar të ecë indietro por autori e ka qëlluar gjashtë herë. Më pas është larguar për të djegur automjetin.

Automjeti ka qenë në pronësi të kompanive të vetë Mondi Mëhallës, në njëfarë mënyrë ka orienuar grupin e hetimit për të marrë në pyetje punonjësit e kompanisë, ortakët dhee ish ortakët.

Pak minuta përpara, policia e Elbasanit po kryen veprime hetimore në Lezhë, është identifikuar një person që ka drejtuar automjetin Audi gjatë ditëve të fundit, është identifikuar në Rrugën e Kombit. Nardi Gjoni quhet personi, do të pyetet në lidhje me lëvizjet e ditëve të fundit, se kur e ka marrë automjetin, e me rradhë.

Është gjetur një pistoletë Beretta dhe mendohet të jetë përdorur në ngjarje. 

Hetuesit po dyshojnë, që tek një konflikt personal, te problemet që mund të ketë patur me ortakët, pasi ka patur edhe hetim. Deri te përplasja e grupeve për trafikun e drogës. Hetuesit kanë automjetn e përdorur në ngjarje dhe po përpiqen të shkojnë te personi që e ka përdorur, me shpresë së do të shkojnë te ekzekutori. ", deklaroi Lala. 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme