Kronika 20 February 2026, 20:53 Nga VNA

Do të transferohej në burgun e Lushnjës, ndërron jetë 63-vjeçari në spitalin e Durrësit

Ndaje në Whatsapp

Do të transferohej në burgun e Lushnjës, ndërron jetë

Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Durrësit, pasi ishte shoqëruar në ambientet e sigurisë së Komisariatit.

Policia thotë se rreth orës 18:20 ka humbur jetën shtetasi Mehdi Guzina, banues në Shijak. Ai ndodhej i shoqëruar nga Policia, pasi ishte dënuar me 18 ditë burgim dhe pritej të transferohej për vuajtjen e dënimit në IEVP Lushnjë.

Ai ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe menjëherë është transportuar drejt Spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ku pavarësisht asistencës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë në sallën e reanimacionit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme