Kronika 1 April 2026, 12:14 Nga VNA

Dje e mohoi, sot e pranon sulmin kibernetik: Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm mbeten pa sistem

Ndaje në Whatsapp

Dje e mohoi, sot e pranon sulmin kibernetik: Prokuroritë e Juridiksionit

Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm kanë mbetur pa sistem pas sulmit kibernetik të pretenduar nga grupi “Homeland Justice”. Sipas raportimeve, organet e akuzës janë prekur në infrastrukturën e tyre teknologjike, duke ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë dhe funksionimin normal të institucioneve kyçe të drejtësisë.

Vlen të theksohet se vetëm një ditë më parë, pas publikimit të lajmit nga VNA, institucioni përkatës reagoi duke e mohuar kategorikisht ekzistencën e një sulmi kibernetik. Prokuroria e Përgjithshme e mbështeti qëndrimin e saj në verifikimet e ekspertëve të sigurisë së IT-së, të cilët, sipas deklaratës zyrtare, nuk kishin konstatuar asnjë gjurmë komprometimi në sistem. Ky qëndrim i prerë bie ndesh me zhvillimet e sotme, ku pranohet se një sulm ka ndodhur.

Ky ndryshim i menjëhershëm i narrativës ngre pikëpyetje: a kemi të bëjmë me një hezitim për të pranuar një dështim në sigurinë kibernetike, një fenomen i hasur edhe në institucione të tjera shtetërore, apo me paaftësi të ekspertëve të IT për të identifikuar në kohë një ndërhyrje të tillë? Në të dyja rastet, situata mbetet shqetësuese dhe kërkon transparencë të plotë.

Ndërkohë, ditën e djeshme, VNA raportoi se grupi i hakerave iranianë “Drejtësia e Atdheut” kishte marrë përgjegjësinë për sulmin, duke pretenduar se kishte depërtuar në sistemet e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Përmes mesazheve dhe linqeve të shpërndara në rrjetin social Telegram, ata deklaruan se “rrjetet kibernetike të sistemit gjyqësor shqiptar janë hakuar” dhe se “të gjitha dokumentet” tashmë ndodhen në zotërimin e tyre.

Grupi në fjalë e paraqet këtë ndërhyrje si një reagim ndaj bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare me organizatën iraniane Muxhahedinët e Popullit të Iranit (MEK), të cilën e konsideron armiqësore. Kjo i jep ngjarjes edhe një dimension gjeopolitik, përtej aspektit teknik të sigurisë.

Për rastin reagoi edhe Gjykata e Lartë, e cila, në një linjë të ngjashme me Prokurorinë, mohoi që sistemi i saj të ishte komprometuar. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse edhe ky institucion ka gënjyer në reagimin e tij.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme