Sociale 22 October 2025, 15:02 Nga VNA

Dixhitalizimi i shërbimeve publike po përjashton qytetarët më të pambrojtur

Ndaje në Whatsapp
Dixhitalizimi i shërbimeve publike po përjashton qytetarët

Zbatimi i qasjes vetëm digjitale në marrjen e shërbimeve publike përmes portalit “e-Albania” po sjell pasoja në ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve, duke rrezikuar parimin e barazisë përballë ligjit dhe qasjen efektive ndaj institucioneve publike – vlerëson raporti vjetor i Avokatit të Popullit.

Sipas raportit, kufizimi i komunikimit midis qeverisë dhe qytetarëve vetëm përmes platformës elektronike ndikon në dy nivele: së pari, në aftësinë teknike të individëve për të përdorur në mënyrë të pavarur teknologjinë digjitale, dhe së dyti, në njohuritë ligjore për të përfituar shërbimet.

Në mungesë të aftësive të tilla, qytetarët detyrohen të kërkojnë ndihmë nga të afërm, struktura shtetërore apo operatorë privatë – ndihmë që shpesh ka kosto shtesë.

Raporti thekson se shumë qytetarë, veçanërisht në zonat më të thella, i drejtohen zyrave të ndihmës juridike, zyrave rajonale të Avokatit të Popullit, qendrave sociale apo OJF-ve për të marrë asistencë në përdorimin e portalit.

Por këto struktura, që shpesh ndërhyjnë përtej kompetencave ligjore, nuk mund të zëvendësojnë detyrimin e institucioneve shtetërore për të ofruar ndihmë direkte përmes sporteleve “help-desk”.

Në mungesë të sistemeve tërësisht të integruara, nëpunësit publikë shpesh hyjnë në llogaritë e qytetarëve me kredencialet e tyre për të ndihmuar në plotësimin e aplikimeve, praktikë që sipas Avokatit të Popullit bie ndesh me parimet e mbrojtjes së të dhënave personale.

Edhe pse platforma është përmirësuar me elementë si “Asistenti Virtual”, niveli i ndërgjegjësimit dhe njohurive për përdorimin e saj mbetet i ulët.

Në shumë raste, shërbimet publike janë “deleguar” në mënyrë informale tek noterë, avokatë apo qendra interneti, ku qytetarët paguajnë për ndihmë në aplikim apo këshillim ligjor. Kjo situatë, sipas raportit, ka krijuar një shtresë të re kostosh që bie mbi qytetarët, duke shkelur parimin e aksesit të barabartë në shërbime publike.

Avokati i Popullit nënvizon se asistenca për qytetarët duhet të ofrohet nga vetë institucionet publike që administrojnë shërbimin dhe se ofrimi i ndihmës përmes aktorëve të tjerë, përfshirë OJF-të apo entitetet private, nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë shtetërore për garantimin e të drejtave themelore.

Në përfundim, raporti thekson se digjitalizimi është një drejtim i domosdoshëm, por qasja vetëm online, pa mekanizma të mjaftueshëm asistence fizike dhe pa përfshirje sociale, rrezikon të përjashtojë kategori të tëra qytetarësh nga e drejta kushtetuese për akses në shërbimet publike./Monitor/

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme