Kronika 10 May 2026, 12:08 Nga VNA

Dita e Drejtësisë: Sokol Sadushi kërkon “qytetarin në qendër” pasi sistemi zbuloi se paraburgimi qenka i rëndë edhe kur prek pushtetarët

Ndaje në Whatsapp
Dita e Drejtësisë: Sokol Sadushi kërkon “qytetarin në

Pak ditë pasi Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosën një standard të ri që kufizon përdorimin e “arrestit në burg”, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, zgjodhi Ditën Kombëtare të Drejtësisë për të folur për besimin, integritetin dhe përgjegjësinë morale të gjyqtarëve.

“Drejtësia fiton autoritet kur gjyqtari është i gatshëm të shohë me ndershmëri edhe përgjegjësinë e vet, të korrigjojë mangësitë, të shmangë formalizmin dhe të vendosë qytetarin në qendër të shërbimit gjyqësor”, deklaroi Sadushi.

Fjalia tingëllon europiane. Problemi është se në Shqipëri, çdo fjali për drejtësinë matet edhe me kohën kur thuhet.

Sepse për vite me radhë, sistemi nuk dukej shumë i shqetësuar për “formalizmin” apo për qytetarin e vendosur në qendër, kur “arresti në burg” aplikohej pothuajse si rutinë për njerëzit e zakonshëm. Nuk pati reflektime publike për proporcionalitetin kur paraburgimi përdorej masivisht ndaj qytetarëve pa pushtet, pa media dhe pa avokatë të fuqishëm.

Por sapo SPAK dhe gjykatat nisën të çojnë pas hekurave ministra, ish-ministra, kryetarë bashkish dhe zyrtarë të lartë, sistemi nisi të flasë me një gjuhë të re: masa alternative, individualizim, proporcionalitet, shmangie formalizmi.

Kjo është arsyeja pse deklarata e Sadushit nuk po lexohet vetëm si apel institucional. Po lexohet edhe si një pranim i vonuar se drejtësia shqiptare ka pasur problem me përdorimin mekanik të paraburgimit — një problem që u bë urgjent vetëm kur burgu filloi të afrohej pranë elitës.

Dhe pikërisht këtu nis mosbesimi publik: te ndjesia se humanizmi juridik në Shqipëri aktivizohet më shpejt për njerëzit me pushtet sesa për qytetarin anonim.

Sepse kur sistemi flet për “korrigjim mangësish” vetëm pasi qelia fillon të prekë zyrtarët e lartë, shumë shqiptarë nuk dëgjojnë më thjesht standard europian. Dëgjojnë instinktin e vjetër të mbrojtjes së elitës, të përkthyer në gjuhë elegante juridike.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme