Kronika 20 February 2026, 16:49 Nga VNA

Dinamika e ngjarjes. Egli Pashollari u sulmua nga dy djem dhe një vajzë. Humbi jetën rrugës për në spital

Ndaje në Whatsapp
Dinamika e ngjarjes. Egli Pashollari u sulmua nga dy djem dhe një

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku viktima Egli Pashollari është sulmuar menjëherë pasi ka dalë nga automjeti i tij nga tre persona, dy djem dhe një vajzë.

Sipas të dhënave paraprake, sapo ka zbritur nga makina, ai është përballur me tre agresorët dhe situata ka degjeneruar në përleshje fizike. Gjatë konfliktit, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz.

Pas sulmit, Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali në zonë. Më pas, disa persona të tjerë që ndodheshin në vendngjarje e kanë transportuar me makinën e tij drejt spitalit për ndihmë mjekësore urgjente.

Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet e këtij sulmi fatal.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme