Kronika 29 November 2025, 12:39 Nga VNA

Digjet lokali “Bumble Bee” në Ksamil; në sfond konflikti i përgjakur i Ramadan Canajt

Ndaje në Whatsapp
Digjet lokali “Bumble Bee” në Ksamil; në sfond konflikti i

Një lokal në Ksamil, i identifikuar si “Bumble Bee”, është djegur plotësisht rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm. Sipas Policisë, lokali me konstruksion druri ishte marrë me qira nga shtetasi K. I., ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ka ngritur dyshime të forta për një lidhje të mundshme me konfliktin kriminal ku është përfshirë 42-vjeçari Ramadan Zoto, i njohur edhe si Ramadan Canaj. Ky i fundit akuzohet për plagosjen e dy personave më 17 korrik në Sarandë, të dy të afërm të të shumëkërkuarit Ervis Lami.

Dyshohet se pas plagosjes së dy miqve të Lamit saga e përplasjes vijoi duke ekzekutuar me eksploziv edhe Isuf Jacaj, babain e Klaus Jacaj, që ndihmoi Ramazan Canaj të largohet pas plagosjes së dy djemve nga Kamza.

Aktualisht, nuk ka të dhëna zyrtare që e lidhin zjarrin në Ksamil me sagën kriminale, por pista e hakmarrjes nuk përjashtohet, për shkak të përshkallëzimit të ngjarjeve në javët e fundit.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Sarandës:

“Sarandë/ Rreth orës 03:10, në Ksamil, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një lokal me konstruksion druri, i marrë me qira nga shtetasi K. I.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të rënies së zjarrit.”

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme