Kronika 29 March 2026, 17:47 Nga VNA

Dhunohet pronari i një lokali në Lungomare, në kërkim tre agresorët

Ndaje në Whatsapp
Dhunohet pronari i një lokali në Lungomare, në kërkim tre

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në zonën e Lungomares në Vlorë, ku pronari i një lokali është dhunuar fizikisht nga tre persona të paidentifikuar.

Sipas informacioneve paraprake, pronari i bar-restorantit/picerisë është goditur nga tre individë, duke pësuar dëmtime të konsiderueshme që e çuan për trajtim të menjëhershëm në spital.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar nga qytetarë dhe turistë, duke shkaktuar panik tek të pranishmit. Familjarët dhe qytetarët që ndodheshin aty kanë njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit.

Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Autorët janë larguar me shpejtësi pas sulmit dhe aktualisht janë në kërkim.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre, ndërsa grupi hetimor po mbledh provat dhe dëshmitë për të saktësuar motivet e ngjarjes.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme