Kronika 1 September 2025, 21:42 Nga VNA

Dhunohet në Durrës turisti austriak, procedohen dy 17-vjeçarë

Ndaje në Whatsapp
Dhunohet në Durrës turisti austriak, procedohen dy

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar një shtetas i huaj.

Blutë bëjnë me dije se për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr.13, ku ka mbetur i lënduar një shtetas austriak, kanë shoqëruar dhe proceduar në gjendje të lirë dy adoleshentë.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në një portal mediatik, në lidhje me dhunimin e një shtetasi të huaj dhe me pretendimin se Policia nuk kishte bërë asnjë veprim konkret mbi rastin, sqarojmë:

Rreth orës 22:00 të datës 14.08.2025, është paraqitur te Stacioni i Policisë Plazh, shtetasi austriak (me kombësi rumune) A. D., i cili ka kallëzuar se rreth orës 15:30 të datës 14.08.2025, ishte dhunuar për motive të dobëta, nga 5 shtetas, në lagjen nr. 13.

Menjëherë pas kallëzimit, janë kryer veprimet e nevojshme hetimore, si rezultat i të cilave janë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, dy 17-vjeçarë që dyshohet se kanë dhunuar shtetasin A. D. Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për dy të miturit nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale ‘Dëmtime të tjera me dashje’”, bën me dije policia.

Ndërkaq, vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme