Kronika 19 January 2026, 13:59 Nga VNA

Dhunohet dhëndri në Lushnjë, arrestohet vjehrra 52-vjeçare

Ndaje në Whatsapp
Dhunohet dhëndri në Lushnjë, arrestohet vjehrra 52-vjeçare

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Lushnjë, ku një 52-vjeçare është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të vajzës së saj.

Burime zyrtare bëjnë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kanë arrestuar në flagrancë shtetasen L. Sh., 52 vjeçe, banuese në Tiranë. Sipas Policisë, ajo është konfliktuar fillimisht me dhëndrin dhe më pas ka kaluar në dhunë fizike ndaj tij, duke shkaktuar shqetësim dhe rrezik për sigurinë e tij.

Ndërhyrja e punonjësve të Policisë ka qenë e menjëhershme, duke bërë të mundur ndërprerjen e konfliktit dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme