Kronika 6 May 2026, 10:30 Nga VNA

“Devijova për të shmangur një mjet dhe përfundova në trotuar”, dëshmia e Radaçit për aksidentin tragjik në Durrës

Ndaje në Whatsapp
“Devijova për të shmangur një mjet dhe përfundova

Zbardhet dëshmia e Nikollë Radaçit, shkaktarit të aksidentit tragjik në zonën e ish-kënetës në Durrës, i cili aksidentoi për vdekje dy të mitur, 10 dhe 13 vjeç, ndërsa u plagos rëndë një 8-vjeçar.

“Po drejtoja automjetin në korsinë e djathtë, papritur në rrugicë lagjeje doli një automjet, unë devijova për të shmangur këtë automjet dhe kam përfunduar sipër trotuarit të anës së majtë të rrugës. Jam përfshirë në aksident me disa fëmijë që ndodheshin mbi trotuar. Automjeti që unë drejtoja nuk ka arritur të ndaloj dhe kam shkuar disa metra më përpara”, tha Radaçi.

Ai deklaroi më tej se u largua nga vendi i aksidentit, por e priti policinë pranë një dyqani.
“Dola nga makina dhe kam shkuar tek një dyqan aty pranë. Ju kërkova punonjësve të dyqanit të njoftojnë policinë pasi kam bërë aksident. Unë kam qëndruar tek dyqani deri sa erdhi policia dhe më mori për në komisariat”, tha më tej ai.

Fëmijët ishin duke luajtur në trotuar kur automjeti doli nga rruga dhe përplasi për vdekje dy prej tyre. Siç rezulton nga pamjet filmike ai udhëtonte me shpejtësi të lartë në zonë të banuar. Nikollë Radaçi rezultoi në gjendje të dehur, ndërsa ndaj tij u caktua të martën masa e sigurisë “arrest me burg”. Pas aksidentit, kryepolici Hitaj pezulloi gjithë zinxhirin drejtues të policisë së Durrësit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme