Kronika 3 August 2025, 18:33 Nga VNA

Detajet e aksionit / Si përfundoi në pranga Flodian Plaku, i dyshuar për vrasjen e kundërshtarit të Durim Bamit

Ndaje në Whatsapp
Detajet e aksionit / Si përfundoi në pranga Flodian Plaku, i dyshuar

Flodian Plaku, i cili mban dhe mbiemrat Serjani dhe Mamo, një prej emrave më të shumëkërkuar nga policia, përfundoi në pranga pasditen e së dielës në Orikum, Vlorë. Operacionalja dhe forcat e Policisë së Vlorës ranë në gjurmët e tij, thuajse dy muaj më parë, kur morën informacion se Plaku kishte marrë porosi për të kryer vrasjen e një anëtari të një grupi kriminal nga Tepelena.

Përgjatë kësaj kohe u organizuan aksione, derisa arritën ta prangosnin. Plaku, në momentin e arrestimit, ndodhej në shoqërinë e Julian Aliaj, i cili po ashtu përfundoi në pranga. Aksioni për kapjen e tij konsiderohej i një rrezikshmërie të lartë, pasi i shumëkërkuari është një prej njerëzve më problematikë të botës së krimit, që dyshohet të ketë vepruar si ekzekutor në disa ngjarje në Tiranë e Vlorë.

Plaku u shpall në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, pasi dyshohet si ekzekutor në atentatin ndaj Gentian Bejtjas, në Larushk të Fushë Krujës. I forti i Fushë Krujës u ekzekutua teksa ndodhej në serë ngjitur me banesën e tij në Larushk. Ai u vra në sy të gruas dhe fëmijëve.

Lidhur me atentatin e 15 marsit 2024 u arrestua Edison Haxhiu, nën dyshimet për krijim të kushteve për të kryer vrasje. Haxhiu e ka përfunduar tashmë dënimin dhe ka rifituar lirinë. Ilir Brahimi alias Ilir Beqaraj u arrestua si një prej organizatorëve kryesorë të vrasjes së Bejtjas. Beqaraj është kunati i Roan Brahimit, i cili u ekzekutua në Athinë. Flodian Plaku, sipas hetimeve, rezulton të ketë vepruar kundrejt pagesës. Ndërkohë, viktima Gentian Bejtja njihet si mik e më pas armik i përbetuar i vëllezërve Durim e Valter Bami. Ai iu kishte mbijetuar disa atentateve radhazi, ku në njërën nga ngjarjet e rënda iu vra kunati dhe u plagosën djemtë e mitur. Bejtja dyshohej për përfshirje në krime të rënda.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme