Kronika 3 May 2026, 16:45 Nga VNA

Detaje tronditëse nga aksidenti në Durrës/ Fëmijët po luanin me top, “Benz”-i me shpejtësi i përplas – dy vëllezër humbin jetën, i treti në gjendje të rëndë

Ndaje në Whatsapp
Detaje tronditëse nga aksidenti në Durrës/ Fëmijët po

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e ish Kënetës në Durrës, ku një aksident rrugor i ka marrë jetën dy të miturve dhe ka lënë një tjetër të plagosur rëndë.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, fëmijët po luanin me top në momentin kur një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga një 57-vjeçar, ka ardhur me shpejtësi të lartë dhe i ka përplasur. Përplasja ka qenë fatale për dy prej tyre, të cilët ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa i treti është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Banorët bëjnë me dije se dy nga viktimat janë vëllezër, ndërsa fëmija i plagosur është djalë i vetëm në familje. Një prej të afërmve të familjeve tregoi se automjeti po lëvizte me shpejtësi të madhe në momentin e aksidentit.“I kam kushërinj prindërit e tyre. Makina erdhi me shpejtësi maksimale. Po luanin me top. Dy janë vëllezër, njëri ka shpëtuar, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë në Tiranë,” u shpreh një banor për mediat.


Ndërkohë, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin Nikoll Radaçi, i cili dyshohet si përgjegjës për aksidentin. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme