Kronika 1 October 2025, 20:01 Nga VNA

Detaje të reja tronditëse nga vrasja e biznesmenit italian në Salari – Kamber Sulçe ende në arrati, dyshohet se ka pasur ndihmës

Ndaje në Whatsapp
Detaje të reja tronditëse nga vrasja e biznesmenit italian në

Ngjarja e rëndë që tronditi Tepelenën mëngjesin e 27 shtatorit vijon të zbulojë episode të reja dramatike. Viktima, 44-vjeçari italian Eduardo Sarchi, u vra me armë zjarri nga një distancë prej rreth 120 metrash në zonën e fshatit Salari, nga Kamber Sulçe, 48 vjeç, i cili ndodhet ende në arrati.

Ndërkohë që mësohet nga burime mediatike  se gjithçka nisi pas një konflikti banal për dritat e gjata të automjeteve. Sulçe është përplasur verbalisht me Gazmend Braçin, djalin e ortakut të Sarchit, dhe më pas ka shpërthyer në agresion të armatosur.

Dëshmia tronditëse e të riut: “Na qëllonte nga larg, Eduardo u vra teksa po mbyllte derën”

Në dëshminë e dhënë për hetuesit, Braçi tregon se pas përplasjes me autorin, makina e tij kishte mbetur në rrugë pa karburant. Për ndihmë, ai kishte njoftuar të atin, i cili mbërriti bashkë me Sarchin në dy automjete të ndryshme.

“Në atë moment, Kamberi nisi të qëllonte në ajër dhe të shante nga larg. Në një moment nisi të shtinte në drejtimin tonë. Eduardo po mbyllte derën e makinës për të mos u bërë i dukshëm, kur u qëllua dhe ra në tokë. Ishte një moment paniku. Ne u shtrimë barkas dhe nuk lëvizëm derisa mbërriti policia,” ka rrëfyer Braçi.

Një tjetër dëshmitar që ndodhej në vendngjarje ka pohuar se sulmi zgjati mbi 20 minuta me ndërprerje të herëpashershme, duke krijuar një gjendje ankthi dhe frike mes të pranishmëve.

Autori i identifikuar nga kamerat – policia dyshon për bashkëpunëtorë

Falë pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive të mbledhura, autoritetet kanë mundur të identifikojnë Kamber Sulçen si autorin e dyshuar të krimit. Mjeti i tij, një Ford i bardhë, është gjetur i braktisur mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë, në territorin e Vlorës.

Policia dyshon se Sulçe ka marrë ndihmë nga persona të tjerë për t’u larguar menjëherë pas krimit, duke vështirësuar lokalizimin e tij. Hetimet janë intensifikuar në disa qarqe të jugut të vendit, ndërsa autoritetet po përdorin dronë dhe forca speciale për kontrollin e zonave të thella malore.

Apeli i familjes dhe autoriteteve italiane

Familja e biznesmenit italian ka mbërritur në Shqipëri dhe ka kërkuar drejtësi për vrasjen brutale të 44-vjeçarit, i cili kishte disa vite që operonte në fushën e turizmit dhe agrobiznesit në jug të Shqipërisë. Autoritetet italiane kanë shprehur interesim të lartë për hetimet dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me Policinë Shqiptare.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme