Kronika 22 August 2025, 19:30 Nga VNA

Detaje të reja për vrasjen në Volos, fëmijët u gjetën mbi trupin e pajetë të nënës

Ndaje në Whatsapp
Detaje të reja për vrasjen në Volos, fëmijët u

Ngjarja tragjike që ndodhi në Volos ka tronditur opinionin publik, ndërsa mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me krimin brenda familjes, ku një shtetas shqiptar vrau me thikë bashkëshorten e tij, gjithashtu shqiptare.

Sipas raportimeve, vajza e madhe e çiftit telefonoi shërbimet emergjente duke kërkuar ndihmë, pasi babai kishte sulmuar me thikë nënën në apartamentin e tyre në rrugën Konstanta. Policia e gjeti gruan e pajetë në hyrjen e ndërtesës, me plagë të shumta në qafë dhe brinjë.

Në vendngjarje ndodheshin edhe tre fëmijët e çiftit: dy vajzat 16 dhe 6 vjeçe dhe djali 13 vjeç. Familja ka gjithashtu një vajzë tjetër 18 vjeçe. Fëmijët dëshmuan se prindërit kishin debatuar ashpër gjatë mëngjesit, ndërsa viktima 36-vjeçare kishte tentuar të largohej nga banesa kur u sulmua me thikë nga bashkëshorti.

Autori, i cili është ende në kërkim nga policia, rezulton të ketë pasur precedentë të shumtë penalë dhe probleme të shëndetit mendor. Në qershor 2025, ai ishte shtruar me urdhër mjekësor në spitalin psikiatrik të Volosit pas një tentative për vetëvrasje. Më parë, ishte arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale, përfshirë trafik droge, dëshmi të rreme, falsifikim dhe hyrje të paligjshme në Greqi.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në komunitetin lokal, ndërsa autoritetet greke vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të krimit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme