Kronika 2 September 2025, 20:09 Nga VNA

Detaje të reja nga vrasja e Miklovan Danajt, gjenden dy dokumente shqiptare pranë trupit

Ndaje në Whatsapp
Detaje të reja nga vrasja e Miklovan Danajt, gjenden dy dokumente shqiptare

Policia shqiptare ka nisur hetimet në lidhje me vdekjen e Miklovan Danajt, i njohur edhe me emrin Keli, pas gjetjes së trupit të tij të pajetë në bregdetin e Marbellës, Spanjë, më 24 gusht të këtij viti.

Sipas autoriteteve spanjolle, dyshohet se Danaj është vrarë, ndërsa pranë trupit të tij janë gjetur dy dokumente identifikimi shqiptare. Hetimet në Spanjë janë përqendruar kryesisht në pistën e pazareve të drogës, duke sugjeruar se vrasja mund të jetë e lidhur me aktivitet kriminal ndërkombëtar.

Ndërkohë, edhe policia shqiptare ka ndërmarrë veprime hetimore në vend, përfshirë marrjen në pyetje të familjarëve të Danajt, si dhe verifikime për çdo informacion që ata mund të kenë mbi aktivitetin e tij jashtë vendit.

Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se po kryhen gjithashtu verifikime në disa shtete europiane, përfshirë Italinë dhe Holandën, ku Danaj dyshohet se ka pasur kontakte apo veprimtari.

Një detaj shqetësues ka dalë në dritë disa javë para konfirmimit të vdekjes: familjarët e Danajt kanë marrë një telegram ku u bëhej me dije vdekja e tij dhe njëkohësisht u kërkohej të mos e kërkonin më.

Hetimet po vijojnë në bashkëpunim të ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme