Kronika 2 April 2026, 13:58 Nga VNA

Detaje rreth ngjarjes në Korçë: 78-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, dyshohet për aksident ose vrasje

Ndaje në Whatsapp
Detaje rreth ngjarjes në Korçë: 78-vjeçari gjendet i

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, ku një 78-vjeçar është gjetur i vdekur brenda banesës së tij.

Sipas policisë, viktima ka një dëmtim në kokë, ndërsa nuk përjashtohet pistë e aksidentit, duke sugjeruar se mund të ketë rënë dhe goditur kokën, çka mund të ketë shkaktuar vdekjen. Megjithatë, hetimet vazhdojnë dhe po shqyrtohen dy pista: ajo e vrasjes dhe pista e aksidentit. Mësohet se i moshuari ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm në banesë prej 25 vitesh. Ai ka katër fëmijë, ku dy prej tyre jetojnë në Korçë, ndërsa dy të tjerët jashtë vendit.

Policia po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme