Kronika 2 October 2025, 11:25 Nga VNA

Detaje nga aksioni i SPAK në shtëpinë e “Rrumit të Shijakut”/ Agjentët e BKH-së kishin informacione se ishte kthyer nga jashtë vendit

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga aksioni i SPAK në shtëpinë e “Rrumit të

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjentët e BKH-së në Durrës, pas lëshimit të tetë urdhër-arresteve nga SPAK.

Agjentët e BKH-së kanë kontrolluar banesën e Aleksandër Lahos, pas informacioneve se ai ishte kthyer nga jashtë vendit dhe mund të ishte strehuar atje. Megjithatë, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”, Laho nuk është arrestuar, pasi nuk është gjetur në banesë në momentin e ndërhyrjes.

Në kuadër të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme ka vendosur tetë masa sigurie. Ndër to përfshihet edhe një grua, Edlira Avdyli, për të cilën është urdhëruar ndalimi i daljes jashtë territorit të Shqipërisë.

MASAT E SPAK

Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur si Rrumi, akuza për tjetërsim pronash grup kriminal (ndodhet në kërkim)

I arrestuar:

Vullnet Muça, vëllai i Rrumit.

Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume.

Vlash Brahja.

Të akuzuar për vrasje:

Astrit Avdyli, akuzë për vrasje e grup kriminal. (Ndodhet në burg për krime të tjera)

Aldo Avdyli, vrasje grup kriminal, i cili është në kërkim.

Ermira Avdyli, masë ndalim për të dalë jashtë vendit.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme