Kronika 7 November 2025, 12:16 Nga VNA

Dëshmia e Rrumit lexohet në gjyq, Dervishaj sfidon prokurorin: I besoni apo jo?

Ndaje në Whatsapp
Dëshmia e Rrumit lexohet në gjyq, Dervishaj sfidon prokurorin: I

Në procesin penal ndaj Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, të akuzuar për atentatin e 1 nëntorit 2019, ku u vra Andi Maloku, ndërsa u plagos ish-prokurori Arjan Ndoj dhe miku i tij Aleksandër Laho, i njohur me nofkën Rrumi, SPAK vijoi me leximin e disa dëshmive.

Fillimisht u lexuan dëshmitë e tre të miturve që panë makinën Mercedes Benz që u përdor në atentat. Në këtë automjet që u gjet në Shkafanë u zbuluan dhe provat që fundosën Redian Rrajën, pasi ai është dënuar me burgim të përjetshëm si ekzekutor.

Në vijim u lexua dhe dëshmia e Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi, i cili ndodhet në arrati pasi kërkohet nga SPAK si kreu i një organizate kriminale që tjetërsontë prona në Gjirin e Lalzit.

“Jam i papunë dhe jetoj jashtë shtetit në Gjermani. Më parë kam patur emrin Pëllumb Muharremi. Më 1 nëntor 2019 me Stiven Mziun dhe Agron Bejdollin kam shkuar te lokali Koral për drekë. Pasi drekuam kemi dalë dhe Arjani (Arjan Ndoj) më kërkoi që të shkoja me makinën e tij, deri në Sukth. Ngjarjen nuk e mbaj mend, për shkak edhe të gjendjes shëndetësore. Deklarime me të zgjeruara do t’i jap para prokurorit të çështjes. Pasi pashë pamjet filmike, i dalloj personat por nuk i identifikoj dot”, shprehet Rrumi. Pas leximit të dëshmisë reagoi Plarent Dervishaj.

“Dëgjova zotin prokuror që tha; të vijnë dëshmitarët në gjyq dhe të japin shpjegimet këtu dhe ta shohin nëse jam unë apo nuk jam unë, apo bashkëvuajtësi im. Në bazë të dëshmisë që ka dhënë Aleksandër Laho, dua të pyes z.prokuror; i besoni asaj dëshmie apo jo? Sikur nuk shkojnë këto gjëra, janë kontradiktore?”, tha Dervishaj.

“Unë shikoj dhe dëgjoj dëshmitarë që nuk kanë lidhje fare me gjykimin tim. E nderuar, më datë 1 nëntor më ka arrestu policia, s’më ka gjetur faktor plotësues, asgjë. Nuk ju kuptoj”, reagoi i pandehuri tjetër Julian Meçe.

Dy të pandehurit Dervishaj e Meçe pritet të japin dëshminë e tyre, nëse do të japin pëlqimin. Po ashtu do dëgjohen dhe bashkë të pandehurit e tjerë, të gjykuar në procese të ndara, për të njëjtën çështje, sikurse janë Redian Rraja apo Arion Halilaj.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme