Kronika 3 March 2026, 15:27 Nga VNA

Dëshmia e Gazment Buçpapës për vrasjen e Egli Pashollarit: I rashë borisë, më shau

Ndaje në Whatsapp

Dëshmia e Gazment Buçpapës për vrasjen e Egli Pashollarit:

Është zbardhur dëshmia e Gazment Buçpapës, i arrestuar një ditë më parë për vrasjen e Egli Pashollarit. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Buçpapa ka deklaruar se viktima e kishte ofenduar në sy të bashkëshortes së tij dhe i kishte bllokuar rrugën me makinë.

“Egli Pashollari më shau nga makina. I rashë borisë për hapjen e rrugës. Unë veprova në kushtet e vetëmbrojtjes,” ka thënë ai, duke shpjeguar arsyen pse përdori armën e ftohtë.

Buçpapa ka treguar edhe dinamikën e ngjarjes.

“Mora gruan në punë dhe u nisa për në spital, por gjeta rrugën e bllokuar. Unë i rashë borisë, por ai doli nga makina dhe më shau,” ka deklaruar i dyshuari.

Policia bëri me dije se Buçpapa është lokalizuar dhe arrestuar në banesën e tij në Tropojë. Ai akuzohet për veprat penale “vrasja me dashje” dhe “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

31-vjeçari Egli Pashollari u vra më 20 shkurt në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë. Bashkëshortja e Buçpapës, e cila punon në një market pranë vendit të ngjarjes, kishte raportuar më parë se Pashollari e ngacmonte, por sipas Buçpapës, konflikti nisi për shkak të bllokimit të rrugës dhe ofendimeve.

Sipas hetimeve, Buçpapa, bashkë me gruan dhe një person tjetër, janë konfliktuar me Pashollarin, duke e goditur me thikë për vdekje. Pas ngjarjes, ata larguan trupin me makinë, e më pas morën taksi për të shkuar në banesën e tyre në zonën e Sharrës, ku Buçpapa më pas u arratis.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme