Kronika 20 November 2025, 22:31 Nga VNA

Dëshmia e Berishës në SPAK, Klodiana Lala: Dy momentet e dëshmisë së ish-kryeministrit për 21 janarin

Ndaje në Whatsapp
Dëshmia e Berishës në SPAK, Klodiana Lala: Dy momentet e

Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha detaje për dëshminë e djeshme të Berishës në SPAK për ngjarjen e 21 janarit 2011.

Lala u shpreh se gjatë dëshmisë së tij si person që ka dijeni, ish-kryeministri duhet të sqarojë se kush dha urdhër për të qëlluar dhe kush i fshiu provat.

“Zoti Berisha është pyetur për herë të parë, paska gati 15 vitesh. Është një hap pozitiv në këndvështrimin tim për të, të paktën për të patur një panoramë të qartë të asaj çfarë ka ndodhur më 21 janar. Uroj që hetimet ta zbardhin këtë pjesë, sepse janë dy vrasje të cilat janë të pazbardhura.

Zoti Berisha ka dhënë dëshminë e tij si person në dijeni. Ka qenë i interesuar në dy momente. Së pari, nëse ka patur një urdhër në drejtim të Gardës së Republikës për të qëlluar mbi protestuesit, dhe së dyti, kishte të bënte me tentativën për të zhdukur të gjitha provat që mund të lidhnin zyrtarë të gardës apo funksionarë të lartë publikë me vrasjet e 21 janarit, pra katër protestuesit, Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda.

Zoti Berisha nuk e pranonte që e konsideronte dritaren e Kryeministrisë, pra bodrumit të Kryeministrisë, si vend roje e Gardës së Republikës.

Megjithatë, plumbat është e konfirmuar zyrtarisht që kanë ardhur nga godina e kryeministrisë në drejtim të protestuesve, dhe kjo ishte pyetja që unë i drejtova zotit Berisha.

Megjithatë ai mohoi të ketë dhënë urdhër dhe tha që nuk ka patur asnjë urdhër për 21 janarin, por Garda e Republikës ka vepruar sipas ligjit, që sipas Zotit Berisha është të miratuar nga socialistët, megjithatë unë mendoj që aty ka disa momente që mbeten për t'u sqaruar.

E kam pyetur për syrin e nxirë të Ndrea Prendit, se ka patur një përplasje brenda godinës së kryeministrisë, që duhet sqaruar.

Momenti i dytë janë komunikimet në radio, të cilët janë dorëzuar në SPAK dhe janë dërguar sipas informacioneve të fundit në një laborator jashtë vendit për të parë se cilat janë kodet, kush ka komunikuar me kë dhe çfarë urdhri është dhënë në rastin konkret.

Zoti Berisha tha SPAK më drejtoi një pyetje e bazuar në një libër të bërë të shkruar nga Bamir Topi, president i Republikës në kohën që ka ndodhur ngjarja.

Dhe Bamir Topi tha pretendon që Lulzim Basha ka shkuar në emrin tim dhe i ka, pra ka shkuar dhe ka biseduar që të ketë ndërhyrje tek institucionet e drejtësisë për lehtësimin e pozitës së zyrtarëve të klasës.

Lulzim Basha nuk ka shkuar, tha. Por, tha zoti Berisha, unë nuk kam patur asnjë arsye të urdhëroj Lulzim Bashën.

Por nuk e di nëse Luzim Basha ka shkuar ose jo, pra në një farë mënyre zoti Berisha e pasoi për këtë aspekt dhe nëse ka patur një ndërhyrje.

Në atë kohë, nga Ministri i Brendshëm për të lehtësuar masat e sigurisë apo për të liruar gardistët, është përdorimi i pastër i detyrës dhe në këtë aspekt është.

Është pra, zoti Berisha u përpoq të shmangej, po dy janë momentet kryesore.

Një, kush e dha urdhrin për të qëlluar, kush i ndërroi pjesët e armëve që mendohet se qëlluan mbi turmën”- tha Lala./TPZ

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme