Kronika 24 February 2026, 15:45 Nga VNA

Dëshmia e bashkëshortes së autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: “I ra borisë, më pas nisi konflikti”

Ndaje në Whatsapp
Dëshmia e bashkëshortes së autorit të vrasjes së Egli

Bashkëshortja e Gazment Buçpapaj, autor i dyshuar për vrasjen e Egli Pashollarit, ka dhënë dëshminë e saj duke zbuluar detaje mbi ngjarjen e ndodhur më 20 shkurt 2026 në Tiranë. Sipas burimeve,Laureta Buçpapaj ka deklaruar se rreth orës 15:05, pasi përfundoi punën, u largua me automjetin “Audi” që drejtohej nga bashkëshorti i saj.

Gjatë lëvizjes në rrugët “Ylbere Bylykbashi” dhe “Kongresi i Lushnjës”, një automjet gri u kishte bllokuar rrugën. Sipas saj, bashkëshorti i kishte rënë borisë për ta sinjalizuar të lëvizte, por drejtuesi tjetër i kishte ofenduar. Më pas, automjeti gri ndaloi dhe prej tij zbritën tre persona, duke çuar në një përplasje fizike.

Laureta Buçpapaj deklaron se ndërhyri për të ndarë palët dhe më pas konstatoi se shoferi ishte i gjakosur. Çifti u largua fillimisht me makinë, të cilën e braktisën rreth 50 metra nga vendi i ngjarjes, dhe më pas me taksi drejt banesës.

Në banesë, sipas saj, Gazment Buçpapaj ndërroi rrobat dhe u largua në këmbë drejt qendrës së Tiranës pa marrë telefonin. Ajo shtoi se nuk e ka parë momentin e goditjes, por dyshon se bashkëshorti mund të ketë përdorur një thikë me palosje që e kishte parë më herët në makinë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme