Kronika 27 August 2025, 11:43 Nga VNA

Dëshmia e babait të Jozefin Markut pas shpërthimit pranë banesës: “S’kemi konflikte me askënd”

Ndaje në Whatsapp
Dëshmia e babait të Jozefin Markut pas shpërthimit pranë

Pas shpërthimit te rrethimi i jashtëm të një banese në zonën e Fushë Kuqes policia ka marrë dëshminë e babait të Jozefin Markut, ish-banor i Big Brother Vip Albania.

Gjatë rrëfimit në polici ai ka mohuar të ketë probleme me ndonjë person, ndërsa sa i përket ndonjë konflikti të mundshëm të djalit të tij ka pretenduar se nuk ka asnjë dijeni. Nga shpërthimi pati vetëm dëme të vogla materiale dhe në shënjestër për ta frikësuar sipas policisë ishte Jozefin Marku. Pasi lënda plasëse edhe pse ka shpërthyer më pranë banesës së komshijes së tij, rezulton nga të gjitha hetimet që ajo nuk ka konflikte.

Këngëtari Marku nuk është marrë në pyetje, pasi nuk ndodhej në banesë, por policia po vlerëson të gjithë konfliktet që ai ka pasur. Jozefin Marku u bë i njohur pas pjesëmarrjes në BBV, ku edhe shënoi një incident të rëndë duke goditur me shpullë një tjetër konkurrent. Kohët e fundit Jozefin Marku ka pasur konflikt me këngëtarin Arkimend Lusha i njohur si Stresi.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme