Kronika 3 October 2025, 12:33 Nga VNA

Atentati te mbikalimi i Shkozetit, babai i viktimës Andi Maloku përplaset me Plarent Dervishaj: Ma kthen dot ti djalin?

Ndaje në Whatsapp
Atentati te mbikalimi i Shkozetit, babai i viktimës Andi Maloku

Genc Maloku, babai i Andi Malokut, që mbeti i vrarë në atentatin e 1 nëntorit 2019 të mbikalimi i Shkozetit, ngjarje në të cilën u plagosën edhe ish-prokurori Arjan Ndoj e miku i tij Aleksandër Laho i njohur si Rrumi, dëshmoi në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

Dëshmia e Genc Malokut

Arjan Ndoja në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali. “Jam keq o babë - më tha -  më kanë gjujt”. (shpërthen në lot)

Ka qenë ora 4 e gjysmë, 5. Mendova se ishte shaka. Shkova në spitalin ushtarak shkova.

Komunikova me djalin. Më tha: Po ecnim, nuk ishim me shpejtësi, veç kur na vjen një makinë. Kishin qenë në një restorant përpara, djali ka qenë jashtë.

Në automjet me djalin kanë qenë prokurori dhe Rrumi. Pas ngjarjes jam takuar me prokurorin, më ka ardhur te shtëpia. Rrumi ishte akoma në spital, prokurori ishte më mirë, më erdhi te shtëpia. Pas 7 ditësh djali ndërroi jetë.

Lexova dosjen. Në fillim nuk dinin gjë. Më thanë këtë që na ka gjuajtur Parent Dervishi. Rrumi më tha. Jo Arjan Ndoja. Nuk di të kenë pasur ndonje konflikt.

Kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës. Janë nga Nikla ata.

Tre pleq kanë ardhur, një me mbiemër Boja, një plak. Mos keni konflikte gjëra, gjersa të zbardhet. Këtë më thanë.

Pas ngjarjes 1 javë pasi nuk ishte çuni ka ndodhur takimi. Takimi i parë është bërë në Tiranë, isha unë, çuni i xhajës, Bashkimi. Takimi tjetër është bërë në Sukth, nuk e mbaj mend sa kohë kishte kaluar, por si fillim vitit më duket. Biseda ishte, prit të dalë një herë e vërteta. Redjan Rraja ishte arrestuar. Njeri tjetër nuk më ka kontaktuar.

Arjol Haliajn, e kam parë në proces. Familjarët e tij. Kemi diskutuar dhe më thanë, prit sa të dalë e vërteta.

Halit Valterin e njoh. Ia kërkova unë takimin. I dhashë një USB. Ishte deputet në ate kohë. Ma sollën poshtë derës në një zarf USB, pak kohë pas ngjarjes. E hapa, ishte Redjan Rraja me kapele. Ishte dhe një qeros. USB e prisha. Autorët janë Redjan Rraja. Kanë dalë. Unë vetë di që autorët janë këta, i drejtohet Dervishaj.

Avokat Ilia Ilia:

Nuk ishte shofer zyrtar djali juaj?

Maloku: Një muaj e ca shërbeu. As rrogën e dytë s’mori. Nuk me ka paraqitur ndonjë shqetësim, unë kam qenë në Itali pas 3-4 ditësh ndodhi ngjarja. Djali im shoqërohej me djem të moshës së tij. Me Pëllumb Muharremin dhe Vullnet Muçën, nuk besoj se ka qëndruar me ta. Djali im është rritur në Tiranë. As me Arben Mërkurin. Fare.

Rrumi ma ka thënë i pari, pasi doli nga spitali se e ka porositur Plarent Dervishaj vrasjen. Nuk kishte motiv me djalin tim. S’kishte pse qëllohej. Dihet kush ishte motivi. As Rrumi, asnjë njeri smë intereson. Mua më ka ikur djali 23 vjeç. Ma kthen ti dot djalin? Ma kthen?! Normal që nuk ka qenë djali im objektivi.

Ilia Ilia: Qartazi e nderuar që objektivi ka qenë Rrumi e nderuar. Siç dhe ne pretendojmë

Plarent Dervishaj:

Më vjen keq për djalin. Më vjen keq dhe për Arjan Ndojën, ata kanë qenë më të pafajshmit në atë atentat.

Kur të ka përmendur Rrumi emrin tim, pse mendon se ta ka përmendur?

Maloku: Nuk e di nga ka ardhur më tha në fillim. Por më pas, më tha emrin tënd. Por pa motiv.

Avokatja:

Halit Valterin, si e njihni?

E pashë në parlament. Ishte më aktivi. E kontaktova me anë të njerëzve. USB mu soll te porta në një zarf, e kam deklaruar në prokurori. USB e prisha unë.

Prokurori Xholi:

Mërkuri, ka patur pseudonimin, “Maneci”. E njihni?

Maloku: Më ka ardhur një mesazh, “Si shpesh shkon nga prokuroria, më tha jam Plarent Dervishaj”. Është fakt ku, e kam denoncuar në komisariatin nr. 6.

Genc Maloku - Plarent Dervishajt: Mirë për djalin të vika keq, po mua pse donit të më vrisnit. Nuk e kuptoj, nuk ju kemi bërë asgjë.

Devishaj: Hajde me tako ta them përballë.

Debat i fortë në sallë mes Plarent Dervishaj dhe dëshmitarit. A ta ka përmendur Rrumi emrin tim?

Dëshmitari shoqërohet jashtë gjykatës.

Si ekzekutor është dënuar me burg përjetë Redian Rraja, ndërsa Ariol Halilaj me 35 vite me rolin e bashkëpunëtorit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme