Kronika 28 January 2026, 11:08 Nga VNA

Dënohet me 15 vite burg Moisi Habilaj, Gjykata e Posaçme jep dënimin

Ndaje në Whatsapp
Dënohet me 15 vite burg Moisi Habilaj, Gjykata e Posaçme jep

Gjykata e Posaçme dënoi me 15 vite burgim Moisi Habilaj, kreun e grupit kriminal Habilaj. Ai u cilësua fajtor për akuzat e “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal në disa episode gjatë viteve 2013-2015, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u reduktua në 10 vite burgim.

Nezar Seiti, i konsideruar si financieri i grupit Habilaj, u dënua për të njëjtat akuza me 12 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 8 vite.

Për të pandehurit Fatmir Minaj dhe Maridian Sulaj alias Meridian Sulaj, gjykata e Posaçme vendosi të pushojë çështjen penale.

Në lidhje me grupin kriminal dhe favorizimin në trafikun e drogës, është akuzuar edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit është dënuar vetëm për shpërdorim të detyrës dhe pret shqyrtimin e çështjes nga Gjykata e Lartë. Dosja e Tahirit ka qenë ndër më të bujshmet, të paktën 7 vite më parë. Ai la mandatin e deputetit në momentin që Prokuroria për Krime të Rënda e kohës celi hetimin penal ndaj tij.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme