Kronika 3 September 2025, 21:57 Nga VNA

Dënohen me rreth 20 vite burg 3 shqiptarët që kultivuan 2 mln euro kanabis në Skoci

Ndaje në Whatsapp
Dënohen me rreth 20 vite burg 3 shqiptarët që kultivuan 2 mln

Tre shqiptarë janë dënuar në total me gati 20 vite burg në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike, konkretisht të llojit kanabis sativa.

Elton Skenderi, 30 vjeç, Gjovalin Toma, 31 vjeç, dhe Eduard Daja, 39 vjeç u njohën sot me vendimet të dhëna në Gjykatën e Lartë në Glasgow.

Skenderi u dënua me 5 vite e 3 muaj burg, Toma me 6 vite burg dhe Daja me 6 vite e 9 muaj burg, të gjithë të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa për Eduard Dajën qëndron dhe akuza e shkeljes së urdhrit të dëbimit nga Britania e Madhe në vitin 2023.

Autoritetet vendase zbuluan “shtëpinë e barit” të ngritur në ambientet e brendshme të ish-qendrës tregtare Forum, e cila tashmë ishte thjesht një ndërtesë e braktisur në Ivvine, Ayshire.

Fabrika e drogës ishte e mirë siguruar dhe e ruajtur me kamera sigurie në pjesën e jashtme ndërsa dera ishte fortifikuar me qëllim ndalimin e hyrjes me forcë të autoriteteve apo ndonjë pale tjetër.

Gjithashtu brenda kishte të krijuar dhe hapësira për qëndrim e fjetje, përfshirë këtu dhomë gjumi, kuzhinë, ngrohës elektrik, tualet, tavolina e karrige.

Nga bastisja e ‘shtëpisë së barit’ u sekuestruan në total 3.058 bimë kannabisi të shtrira në dy kate, sasi që kapte vlerën midis 611,600 dhe 1,834,800 paundësh. Sipas gjykatësve, kjo ishte një ndër sasitë më të mëdha të sekuestruara në vend.

Grupi shqiptar ra në gjurmët e policisë pas ankesave të vazhdueshme nga Scottish Power lidhur me përdorimin e energjisë në ambientet e ish-qendrës tregtare.

Gjatë seancës së zhvilluar sot për dhënien e dëmineve, gjykatësi Lord Mulholland u tha tre shqiptarëve:'Jeni të përfshirë në kriminalitet në shkallë industriale. Ky nuk ishte një operacion në shkallë të vogël. Ju po drejtonit një fabrikë kannabisi për të përmbytur Skocinë qëndrore me kannabis.

Kam punuar në fushën e ligjit për më shumë se 40 vjet dhe nuk kam parë kurrë një fermë kanabisi kaq të gjerë sa ajo në këtë rast. Ju të gjithë keni ardhur këtu për të përfituar nga përfitimet që ofron jeta në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo është mënyra se si e trajtoni këtë vend.”

Gjithashtu gjykatësi hodhi poshtë pistat se 3 shqiptarët të kenë qenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore apo të skllavërisë.

“Ju nuk jeni në asnjë mënyrë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore apo skllavërisë njerëzore. Ju të gjithë jeni kultivues kanabisi, thjesht e pastër."

Një prej të akuzuarve, Gjovalin Toma figuronte i dënuar dhe në vitin 2022 për kultivim të lëndëve narkotike, teksa vuajti dhe 14 muaj burg në Leeds.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme