Kronika 24 February 2026, 16:07 Nga VNA

Dënohen dy inspektorë të IKMT, burgimi u konvertohet në shërbim prove

Ndaje në Whatsapp
Dënohen dy inspektorë të IKMT, burgimi u konvertohet në

Gjykata e Posaçme dënoi me nga 3 vite burgim dy inspektorët e IKMT Klajdi Zhilla dhe Geraldo Fucia. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në dy vite dhe u konvertua në shërbim prove. Ish-inspektorët akuzohen se morën 1 mijë euro që të mos prishnin tendën e një lokali. Ndaj tyre u caktua dhe dënim plotësues heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike prej 5 vitesh.

Njoftimi i plotë:

 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë

Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e procedimit penal nr. 12/1 të viti 2024 të Prokurorisë së

Posaçme, ndaj të pandehurve Klajdi Zhilla dhe Geraldo Fuçija, të akuzuar për kryerjen e veprës

penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2

dhe 25 i Kodit Penal”

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit,

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues

të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Flojera Davidhi dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 20, datë

24.02.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi M. Zhilla për kryerjen e veprës penale

“Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim,

parashikuar nga neni 259/2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3

(tre) vite burgim.

2. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Klajdi M. Zhilla

i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.

3. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim

dhe vënien në provë të të pandehurit Klajdi M. Zhilla për një periudhë kohe prej 2 (dy)

vite, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës

të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij.

4. Në zbatim të nenit 35, pg 1 të Kodit Penal, caktimin ndaj të pandehurit Klajdi M. Zhilla

të dënimit plotësues “Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një kohë

prej 5 (pesë) vitesh.

5. Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, heqjen e masës së sigurimit

“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 239 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj

të pandehurit Klajdi M. Zhilla me vendimin nr.96, datë 09.02.2024, të Gjykatës së

Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

6. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Klajdi M. Zhilla nga paraburgimi

nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Geraldo T. Fuçija për kryerjen e veprës penale

“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim,

parashikuar nga neni 259/2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3

(tre) vite burgim.

8. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Geraldo T. Fuçija

i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.

9. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim

dhe vënien në provë të të pandehurit Geraldo T. Fuçija për një periudhë kohe prej 2

(dy) vite, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së

provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij.

10. Në zbatim të nenit 35, pg 1 të Kodit Penal, caktimin ndaj të pandehurit Geraldo T.

Fuçija të dënimit plotësues “Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për

një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

11. Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, heqjen e masës së sigurimit

“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 239 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj

të pandehurit Geraldo T. Fuçija me vendimin nr.96, datë 09.02.2024, të Gjykatës së

Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

12. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Geraldo T. Fuçija nga paraburgimi

nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

13. Në zbatim të nenit 190/1pika c e Kodit të Procedurës Penale, 2 (dy) D.V.D. një me

përmbajtjen e bisedave të zhvilluara midis shtetasve A.B e Klajdi Zhilla dhe një me

përmbajtjen e bisedave ambientale të zhvilluara midis të pandehurve Klajdi Zhilla e

Geraldo Fuçija në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të

asgjësohen, pasi vendimi të marrë formë të prerë.

14. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për

evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës

për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe 285/1 të

K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurve të cilët deklarohen fajtorë, në mënyrë solidare.

15. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

zbatimin e këtij vendimi.

16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit

dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e

nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme