Kronika 30 November 2025, 20:36 Nga VNA

Dënimi për nënën e autorit të dyshuar të vrasjes së Ilaria Sulës, reagon familja: “5 minuta gjyq, kjo nuk është drejtësi”

Ndaje në Whatsapp
Dënimi për nënën e autorit të dyshuar të vrasjes

Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, është dënuar me dy vite burg për fshehjen e kufomës. Nosr Manlapaz akuzohet se ka ndihmuar të birin në zhdukjen e trupit të së resë pas krimit të ndodhur më 26 mars.

Dy ditë më parë, gjykata miratoi marrëveshjen e pranimit të fajësisë, duke i dhënë Manlapaz një dënim me kusht, vendim që u mor brenda pak minutash. Ndërkohë, seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit është caktuar të zhvillohet më 9 dhjetor.

Familja e viktimës ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi. Babai i Ilarias, Flamur Sula, e cilësoi marrëveshjen si të pajustifikuar dhe të pandjeshme ndaj dhimbjes së familjes.

“Për ne, kjo nuk është drejtësi,” u shpreh ai. “Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta. Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime që ishte hedhur në tualet… Për ne, kjo nuk është drejtësi."

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme