Kronika 7 March 2026, 17:02 Nga VNA

Dëmtohet edhe ura e Matit që lidh kryeqytetin me veriun e vendit, institucionet ende asnjë reagim

Ndaje në Whatsapp

Dëmtohet edhe ura e Matit që lidh kryeqytetin me veriun e vendit,

Ura mbi lumin Mat në aksin Lezhë–Milot është ura e tretë në këtë zonë që ka pësuar dëmtime. Ndërhyrjet e pakontrolluara në shtratin e lumit kanë sjellë pasoja të konsiderueshme, duke shkaktuar erozion pranë këmbëve mbajtëse të urës. Për këtë arsye kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga ARRSH për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

Rëndësia e urës automobilistike mbi lumin Lumi Mat është edhe më e madhe pasi ajo është aktualisht e vetmja lidhje funksionale që bashkon Milotin me Lezhën dhe Shkodrën. Më herët janë dëmtuar rëndë edhe Ura e Zogut, monument kulture i kategorisë së parë, si dhe ura në aksin e vjetër Lezhë–Milot, e cila vijon të jetë e bllokuar që prej korrikut të vitit të kaluar.

Po ashtu, kjo urë shërben si një korridor i rëndësishëm rrugor drejt kufirit me Mali i Zi. Për këtë arsye, çdo dëmtim i saj ndikon drejtpërdrejt në qarkullimin e automjeteve dhe në lidhjen e zonave veriore të vendit.

Ura mbi lumin Mat ka një gjatësi rreth 300 metra dhe është ndërtuar në vitin 2002 me mbështetjen e qeverisë italiane. Që prej ndërtimit të saj nuk janë kryer ndërhyrje të rëndësishme për mbrojtjen nga erozioni apo për forcimin e këmbëve mbajtëse.

Mësohet se dëmtimi i saj vjen edhe për faktin se në shtratin e lumit Mat operojnë rreth 40 firma që merren me nxjerrjen e inerteve. Në brigjet e lumit vërehen edhe grumbuj të mëdhenj inertesh, të cilët dëshmojnë për aktivitetin intensiv të këtij sektori në zonë.

Pandaj autoritetet përgjegjëse duhet të vihen në lëvizje sa më shpejt të jetë e mundur për të parandaluar ndonjë fatkeqësi tjetër për të cilën do bëjnë sërish fajtorë shiun.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme