Kronika 29 September 2025, 19:48 Nga VNA

Debate mes Kamber Sulçaj dhe Gazmend Braçit, që solli vrasjen e  biznesmenit italian. Zbardhet dinamika e plotë e vrasjes së Edoardo Sarci

Ndaje në Whatsapp
Debate mes Kamber Sulçaj dhe Gazmend Braçit, që solli vrasjen

Zbardhet dimanika e vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi. Nga hetimet rezulton se natën e ngjarjes, Gazmend Braçe bashkë me tre shokë kishin marrë një makinë me karroceri një çobani në zonë dhe kishin dalë për gjueti. Në vendin e quajtur Lluf makina e Braçes shkëmbehet me makinën e Kamber Sulçaj, i cili ishte nisur për të shkuar në stallën e lopëve që ndodhet mes fshatrave Nivicë – Bolen. Ai debaton me Braçen për shkak të ditave të gjata. Sipas hetuesve debati verbal ka qenë i fortë. Sulçaj i ka ndjekur nga pas dhe një moment i ka parakaluar. Makina me të cilën po udhëtonte Braçe me shokët e tij, është prishur në afërsi të Salarisë. Gazmend Braçe ka telefonuar babain e tij Eqeremin dhe i ka thënë që duhet të shkonin t’i merrnin se i kishte lënë makina në aksin “Nivicë-Salari”.

Eqerem Braçe është nisur me automjetin e tij, ndërsa biznesmeni Italian Sarchi me makinën e tij. Sapo ata janë afruar tek makina që kishte ngecur drejt tyre është qëlluar me armë.

Dy plumba kanë shpuar gomat, ndërsa italiani është prekur nga një plumb në këmbë. Pasagjerët kanë dalë nga automjetet dhe janë hedhur në kanal.

Autori i ka mbajtur peng për më shumë se 15 minuta, pasi qëllonte në drejtim të tyre. Këto detaje i konfirmojnë dhe dy dëshmitarë që po lëviznin në atë zonë me motorr. Pasi ai është larguar Eqerem Braçe ka njoftuar policinë.

Pas kryqëzimit të dëshmive, nga pamjet e kamerave të sigurisë, policia gjurmoi e autorit të dyshuar. Gjatë kontrolleve në një zonë të thellë malore mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë, u gjetën të fshehura një automjet dhe rrobat që dyshohet se janë përdorur gjatë krimit. Pranë tyre, në shkurre, u zbulua edhe një çantë me mjete të dyshimta, përfshirë dylbi me rreze infra, dylbi termike, mbajtëse arme dhe një elektrik dore. Ndërsa në banesën e Kamber Sulçaj në Mesaplik u gjetën dhe sekuestruan mbi 2.5 milion lekë, armë gjahu dy kasaforta të mbyllura.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme