Kronika 8 January 2026, 12:33 Nga VNA

Dalja nga shtrati i lumit Erzen, urdhërohet evakuimi i banorëve në Sukth dhe Katund të Ri në Durrës

Ndaje në Whatsapp

Dalja nga shtrati i lumit Erzen, urdhërohet evakuimi i banorëve

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në Njësitë Administrative Sukth dhe Katund i Ri në Bashkinë Durrës, për shkak të situatës së rënduar nga përmbytjet dhe rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut dhe Strukturat e Emergjencave Civile në bashki

Në njoftim thuhet se Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë, fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar dhe familjet në zonat e izoluara.

Ndërkohë transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga   mjetet e Bashkisë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) dhe Forcat e Armatosura.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme