Kronika 11 Gusht 2025, 19:38 Nga VNA

Dalin bisedat në SkyECC për vila 1 mln dollarë dhe resortin “Ajman Park”: Duhet të bosh 50 çuna të marojnë lekët e mia

Ndaje në Whatsapp
Dalin bisedat në SkyECC për vila 1 mln dollarë dhe resortin

Zbërthimi i bisedave në SkyECC i trafikimit të ngarkesa të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt Europës janë provat kyçe të prokurorisë së Posaçme për anëtarët e organizatës kriminale që drejtohej nga Ervis Çela dhe Franc Çopja.

Kokaina blihej në Amerikën Latine për tregun Europës dhe fitimet miliona euro pastroheshin duke ndërtuar rezidenca luksoze apo vila luksoze.

Në dosje është dhe një bisedë në Sky Ecc me Franc Çopës dhe Ervis Çelës dhe këtij të fundit me të vëllanë . Franc Çopja, i njohur dhe me mbiemrin Gergeli i çon një foto ku ai është i shtrirë mbi ngarkesën me kokainë.

Ndërsa Çela pak minuta më pas i dërgon foton të vëllait duke i treguar madje dhe objektivin e tij për ti blerë të vëllait një vilë 1 milionë dollarëshe si dhuratë për lindjen e djalit. Madje ai me batutë lë të kuptojë se fitimet me këtë treg janë aq të majme, sa atë ditë kishin shkuar në 50 mln euro, aq sa mund të blejë dhurata të tjera të shtrenjta nëse vijnë në jetë fëmijë të tjerë.

Franc i cili ka dhe foton e Franc Gergely, i dërgon Ervisit një fotografi, e cila dyshohet se paraqet një sasi të konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar kokainë e paketuar në çanta prej letre dhe një person i shtrirë.

11.36.30. Në vijim në orën 18:49:40, Franc Gergely i dërgon Ervisit një fotografi, e cila dyshohet se paraqet një sasi të konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar kokainë e paketuar në çanta prej letre dhe një person i shtrirë mbi to dhe pas kësaj fotografie i shkruan “Ja shif e fol…Sa marun me emtalin…”.

Nga konteksti i këtij mesazhi, dyshohet se Franc Gergely e bën me dije Ervisin se sapo ka përfunduar së nxjerri lenden narkotike e cila ka qenë e vendosur në kuti metalike.

Ervisi në vijim i shkruan “Dolen tomon?; De harbohet tregu; Ahahahahahaha; Qeka shiri lari; Si puna ime siper paletit…”.

Franci i përgjigjet së tregu do vijoje të qendrojë siç është.

Pak minuta më pas Ervis Çela komunikon me të vëllanë të cilit i dërgon fotografinë me mesazhin “Po flen gjum te malli”

11.36.31. Në orën 18:51:49, Ervis Çela komunikon me Riza Çela të cilit i dërgon fotografinë në vijim dhe i shkruan mesazhin “…Se mos kujton qe te rrej un… Esht lodhur ai robi… Po flen gjum te malli…”. Rizai e pyet vëllain e tij “Ore elb e nzorri”, pyetje të cilën Ervisi e pohon.

Në dosje shkruhet se nga konteksti i bisedës dhe nga terësia e komunikimeve dyshohet së ngarkesat me lëndë narkotike i ka nxjerrë shtetasi Franc Gergely, të cilin në komunikime i referohen me termat “elb, elbasani”, për shkak të vendlindjes së tij.

Ervis Çela në vijim të bisedës pasi njofton vëllain e tij se do të blejë një vilë në shumën 1 milion dollarë për vëllain tjetër të tyre rezident ne Paraguaj Ardjan Çela te cilit i referohet me nofkën “xhem”, Ervis i shkruan

“Javen qe vjen mor até shpin per çunin… Te kam thon qe e bleva?… Shpi për Xhem… 1 mln $… Dhuratë për çunin … Esht shum e modhe… Vile shum e bukur… Duhet te bosh 50 çuna të marojnë lekët e mia… 50 mln vëllai sot”

Resorti në Shijak

Ndërkohë në një bisedë tjetër mes Ervis Çelës dhe Fadil Ballës i cili ka në pronësi kompaninë AMR shpk që zotëron dhe kompleksin “Ajman Park Resort” në Xhafzotaj, i cili u sekuestrua nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK.

Gjatë bisedave ata flasin për çmimin e kokainës. Ai thotë se i është ofruar një sasi prej 15 kg kokainë me 31.5 mijë euro çmimin. Gjatë bisedës ai i tregon fotografi të kompleksit Ajman Park në Shijak.

“Në vijim në midis Ervis Çelës dhe Fadil Balles biseda zhvillohet në lidhje me çmimin e shitjes së lëndës narkotike, për të cilin Fadil Balla pretendon se i është ofruar një sasi prej 150 kilograme lëndë narkotike e dyshuar kokaine me çmim 31 mije e 500 euro kilogrami. “…Ka ra bro por ja te flas…Me 31.5 ma dha bobo para ca ditesh e sja mora se kishte ja 150 buk se me aq ishte pernaj them…”.

Ervisi i përgjigjet “E di un te 28 rrafin cekicat ty”, në vijim Ervisi pyet Fadilin për sasinë që kërkon të marrë “Sa copa do…Mos u bon tafmaqar…”. Fadili nuk i përcakton sasinë që kërkon të marrë, duke ja lenë në dorë Ervisit, Fadili i shkruan “500…Dyqind…një qind…Sa dush o bro…Shyqyr kan dal tjerat ca dush ti sa dush ti…” dhe në vijim i dërgon një fotografi të punimeve të cilat dyshohet që Fadil Balla po realizon për ndërtimin e kompleksit “Ajman Park” në Shijak dhe i shkruan “Me more ne qaf…Tashti nuk naloi mo un…”, duke lënë të kuptohet që të ardhurat nga trafikimi dhe shitja e lëndeve narkotike do t’i investojë në në kompleksin “Ajman Park”.

Kompania zotëron kompleksin “Ajman Park Resort” në Xhafzotaj, i cili u sekuestrua nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK. Masa e sekuestros preventive u vendos gjithashtu ndaj një vile 2-katëshe në Dhëmi me vlerë 1 milion euro, pasuri dhe troje në Sharrë të Tiranës si dhe ndaj kompanive të biznesit” shkruhet në dosje.

 

Video

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Nga Brukseli, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se vendi i tij nuk do t’i bashkohet nismës amerikane "Bordi i Paqes", pasi “është jashtë kornizës së OKB-së dhe nuk ka përfshirë Palestinën”. Videocredits: DW

Zotërinj udhëheqësa a mund të rrini në rradhë? E keni problem të prisni si të gjithë? Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ndaj eskortës së Presidentit Bajram Begaj në trafikun e Tiranës. Ai thotë se udhëheqësit duhet të presin në radhë njësoj si qytetarët dhe se thyerja e radhës në rrugë është e paligjshme dhe arrogante. Deputeti thekson se përfitimi kohor është vetëm 8–10 minuta. Ai sugjeron që zyrtarët të dalin më herët nga zyrat për të shmangur vonesat. Braçe kritikon Policinë e Shtetit që, sipas tij, garanton shkeljen e ligjit nga eskortat. "Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA; U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje. Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!" shkruan Braçe

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme