Kronika 13 May 2026, 14:51 Nga VNA

Cllevio dëshmon më 28 maj në GJKKO për tritolin ndaj biznesit të Noizyt

Ndaje në Whatsapp
Cllevio dëshmon më 28 maj në GJKKO për tritolin ndaj

Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio pritet të dëshmojë në seancën e 28 majit në Gjykatën e Posaçme në procesin penal ndaj anëtarëve të grupit kriminal të drejtuar nga Leart Haxhiu, të cilët akuzohen për krime të rënda, si vrasje apo shkatërrim të pronës me tritol. Ai do të japë shpjegime lidhur me shkatërrimin me tritol të biznesit të rivalit të tij Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy. GJKKO ndërkohë vendosi të ripërsërisë fletëthirrjen për Noizyn, i cili nuk mundi të dëshmojë seancën e kaluar, pasi u shty, ndërsa këtë të mërkurë ai nuk u paraqit në GJKKO. Sipas të penduarit të bandës, Artan Tafani, tritoli në biznesin e Noizyt u vendos me urdhër të Laert Haxhiut.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme